LAJMI I FUNDIT:

Protesta e opozitës në Tiranë, ambasada e SHBA-ve bën rrije që shtetasit amerikanë të shmangin grumbullimet

Protesta e opozitës në Tiranë, ambasada e SHBA-ve bën rrije që shtetasit amerikanë të shmangin grumbullimet

Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit e saj që ndodhen në Shqipëri mbi protestën e organizuar nga opozita. Ambasada bën thirrje që shtetasit e saj të shmangin grumbullimet.

“Shtetasit amerikanë këshillohen që të shmangin grumbullimet e mëdha në qytet. Edhe pse shumë evente të tilla janë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve të rendit për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Sot në orën 19:00 do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.


Mbi 1,000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

Ashtu si në protesta e tjera, do të ketë një kordon policie para Kryeministrisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë në mbikëqyrje të situatës dhe në gatishmëri për çdo rast. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

Lajme
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Siguri
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori