Propozimi i Arsene Wenger që do ta ndryshojë futbollin përgjithmonë, testimet janë duke u bërë në Itali dhe Suedi

Trajneri legjendar i futbollit dhe drejtori i zhvillimit të futbollit të FIFA-s, Arsene Wenger, së fundmi propozoi një ndryshim në rregullin jashtë loje dhe Marca konfirmoi sot se është miratuar për të vazhduar testimin e tij.
Wenger sugjeroi që futbolli duhet të fillojë të favorizojë sulmuesit në vend të mbrojtësve, siç është tani, dhe se rregulli jashtë loje duhet të ndryshohet plotësisht.
Sipas propozimit të Wengerit, një futbollist do të ishte në pozicion jashtë loje vetëm nëse i gjithë trupi i tij është përballë lojtarit të fundit të mbrojtjes së ekipit kundërshtar në momentin kur i dërgohet pasimi.
Më poshtë mund të shihni një ilustrim të idesë së Wengerit, ku në foton e mësipërme ka një situatë në të cilën futbollisti nuk do të ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa në rastin e fotos më poshtë do të sinjalizohej jashtë loje.
Pra, nuk do të sinjalizohej jashtë loje nëse vetëm një pjesë e trupit të sulmuesit është në vijë me mbrojtësin kur pasimi i drejtohet atij, pavarësisht se pjesa tjetër e trupit është më afër portierit.
“Ligji i Wengerit” filloi të testohet muajt e fundit në turne për futbollistët e rinj në Suedi dhe Itali dhe Bordi Ndërkombëtar i Federatës së Futbollit (IFAB) miratoi vazhdimin e testeve të tij, ndaj është e sigurt që FIFA, e cila duhet të miratojë ndryshimi, do të vihet në provë.
Nëse propozimi i Wengerit do të pranohej, nuk ka dyshim se do të ndryshonte plotësisht futbollin dhe lojtarët do të duhej të kalonin një proces të vështirë përshtatjeje, në radhë të parë në atë mbrojtës, sepse lëvizja e tyre gjatë lojës do të merrte një dimension krejt tjetër.
Deri më tani, është e qartë se nuk do të ketë ndryshime në rregullat e futbollit deri në shkurtin e ardhshëm, kur IFAB do të mblidhet sërish dhe do të shqyrtojë të gjitha testet e kryera. Më pas do të flasin edhe për kartonin blu, rregullin e Wengerit dhe shumë propozime të tjera që arrijnë në adresën e kësaj organizate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit