LAJMI I FUNDIT:

Propaganda serbo-ruse, analistët tregojnë strategjinë që duhet ta ndjekë Kosova kundër tyre

Propaganda serbo-ruse, analistët tregojnë strategjinë që duhet ta ndjekë Kosova kundër tyre

Vendimi për ndalimin e dinarit u shfrytëzua për propagandë nga Serbia dhe Rusia në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke dezinformuar opinionin botëror kinse në Kosovë ka diskriminim.

Madje ata shkuan aq larg sa përfaqësuesi rus në Nju Jork përmendi edhe “krimet kundër njerëzimit” kur dihet se është Rusia ajo që po kryen luftë pushtuese në Ukrainë. Për këto, analistët thonë se propaganda ruse dhe serbe janë të koordinuara dhe veprojnë pandalshëm, duke e paraqitur Kosovën kinse vatër krize dhe shtet jo funksional.

Edhe pretendimet e Serbisë dhe Rusisë për t’ia hedhur fajin Kosovës për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit po vlerësohen të jenë metoda të ngjashme propagandistike që janë përdorur nga Moska dhe Beogradi më herët kundër ndërhyrjes së NATO-s ndaj regjimit të Slobodan Milosheviq.


Eksperti për çështje të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se pavarësisht tentimeve ruso-serbe që në Këshillin e Sigurimit ta paraqesin Kosovën si shtet paqëndrueshëm, kryeministri Albin Kurti arriti t’i demantojë ato.

Ai shton se përfaqësuesit e tjerë në Këshillin e Sigurimit, e sidomos partnerët strategjikë të vendeve që e kanë njohur Kosovën ishin konstruktivë sa i përket vendimit për ndalimin e dinarit.

“Propaganda ruse në përgjithësi dhe serbe janë të koordinuara si aleatë edhe veprojnë pandalshëm duke paraqitur Kosovën si vatër krize dhe njëkohësisht si shtet jo funksional. Ndërsa, në Këshillin e Sigurimit ambasadori rus dhe persidenti i vendit fqinj Vuçiq ishin jashtëzakonisht në përgënjeshtrime të paraqitjes së situatës jo reale në kuptim të asaj që kishte të bënte me konvertimin e dinarit dhe rreziqet e kërcënimeve që kinse vijnë nga pala e Kosovës. Jo vetëm për këtë, por edhe çështje të tjera që e bëjnë shtetin si rrezik, të paqëndrueshëm Kosovën. Në këtë formë, përfaqësuesit tjerë edhe Këshilli i Sigurimit tash së fundi që e mbajtën për rregulloren e BQK-së ishin shumë konstruktivë sidomos, partnerët tonë strategjikë dhe vendet që e kanë njohur Kosovën. Mirëpo, ambasadori rus në veçanti, normal ajo çfarë informacionet e rrejshme dhe destruktive të Vuçiq t’i paraqesë dhe t’i shpërfaqë aty veç se u demantuan nga kryeministri Kurti aty për aty edhe në replikën e tij që pasoi si e dyta. Mendoj që në këtë formë jo vetëm që i humbi pesha për të cilin u ngrit, kjo çështje ka të bëjë me rrjedhën e asaj. Për herë të parë, ambasadori amerikan paraqiti rastin e ndërhyrjes të grupit terrorist të Radoiçiq të 24 shtatorit si grup paramilitar që është një kualifikim i veçantë” tha Ibishi.

Ibishi potencoi se Kosova duhet të jetë më proaktive dhe t’i shfrytëzojë partnerët strategjikë për të treguar të vërtetën dhe për të zvogëluar mundësinë e përhapjes së propagandës serbo-ruse përmes mediave online apo formave tjera.

Ndërkaq, lidhur me deklaratën e ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit se kinse shqiptarët kanë dashur ta marrin me dhunë Manastirin e Banjskës më 24 shtator gjatë përballjes me terroristët serbë, profesori universitar, Alban Zeneli, thotë se Serbia njëjtë ka vepruar edhe ndaj ndërhyrjes së NATO-s gjatë luftës në Kosovë.

Zeneli tha se Serbia po e përdorë propagandën e saj në veçanti për serbët e Kosovës jo vetëm në politikë, por edhe në fushat e tjera përfshirë ekonominë dhe aktualitetin ditor.

Ai kërkon nga Qeveria e Kosovës të sqarojë se vendimi për vendosjen e euros si valutë e vetme për pagesa nga 1 shkurti nuk ka të bëjë me serbët lokalë dhe as heqjen e dinarit sikurse po propagandohet nga Serbia.

“Serbët janë shumë të zot në propagandën e tyre në këtë kuptim ata kanë disa kategori të propagandës që i zhvillojnë në raport me serbët e Kosovës. Kategoria e parë lidhet me politikën, e dyta me ekonominë dhe e treta me vendimet e përditshme të politikës. Duke pasur parasysh se vendimi i BQK-së për dinarin ka qenë në kuadër të kategorisë së dytë të dezinformimit që ia bën Serbia narrativës së rreme në raport me ekonominë në Kosovë, ka ngritur një shqetësim gati të panevojshëm…Qeveria e Kosovës e ka të nevojshme t’ia sqarojë opinionit publik në Kosovë, serbëve lokalë, që vendimi nuk është kundër tyre qysh është propaganduar nga ana e Serbisë… E gjithë bota perëndimore dhe bota e cila narrativat e tyre i ndërton bazuar në fakte e ka të qartë se 24 shtatori në Banjskë ka qenë një sulm terrorist, një sulm i organizuar dhe i mbështetur nga Serbia në rastin e Kosovës. Por, Rusia si aleat i Serbisë, normalisht, që nuk do ta thotë një gjë të tillë dhe ata vazhdojnë të ndjekin narrativën e tyre për Kosovën qe nga vitet e 90-ta. Edhe ndërhyrja e NATO-s për ata ka qenë agresion dhe mbetet në diskursin e tyre publik si agresion…Ndërhyrja e NATO-s më 1999, të gjithë e dimë që nuk ka qenë agresion, por ka qenë ndalje e agresionit që Milosheviq ka zhvilluar në Kosovë”, tha Zeneli.

Ndër të tjera, profesori universitar, Alban Zeneli thotë se strategjia që duhet ndjekur Kosova kundër propagandës së Serbisë është gjetja e rrugëve të duhura të komunikimit me komunitetin serb.

Sipas një hulumtimi nga Instituti për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, propagandat nga mediat ruse dhe serbe në Kosovë synojnë dëmtimin e imazhit të Kosovës si shtet, mos lejimin e integrimit institucional të serbëve, diskreditimin e zyrtarëve shtetërorë dhe mbajtjen e vazhdueshme të tensionit ndëretnik.

Në këtë hulumtim thuhet se mediumet si “Kosovo Online”, “Sputnik” dhe “RT”, ndikojnë më së shumti në përçarjen e komunitetit serb dhe shqiptar apo edhe në sulmin ndaj institucioneve qendrore./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori