Pronari i vajit Floil: Pas vendosjes së taksës është rritur prodhimi dhe punësimi

Që nga vendosja e taksës 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kompania vendore “Fluidi” ka rritur prodhimin e vajit, teksa ka shtuar edhe numrin e të punësuarve.
Kështu është bërë e ditur nga vizita që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë kompanisë së pijeve dhe vajit “Floil” në Gjilan.
Pronari i kësaj kompanie, Fejzullah Mustafa, ka thënë se taksa e vendosur ka ndikuar që prodhimin e vajit ta rrisin mbi 100 përqind. Madje ai ka thënë se është dashur që më herët të vendoset një taksë e tillë për prodhimet që vijnë nga shteti serb.
“Taksa si taksë ka ndikuar dhe e ka bërë një efekt të vetin, që mendoj se është dashur edhe më herët të implementohet. Për këtë kohë të taksës së implementuar kemi një rritje të prodhimit, sidomos tek vaji ‘Floil’ kemi rritje më tepër qind për qind, ndoshta mbi 100 përqind kemi një ngritje. Kështu që, mendoj se kjo taksë ka ndikuar pozitivisht tek konsumatori, tek populli i Kosovës se ka kuptuar dhe janë vetëdijesuar se duhet të konsumohen produktet vendore. Nëse konsumohen produktet vendore çka dhe kush fiton, do të fitojë shteti i Kosovës, do të zhvillohet ekonomia e Kosovës”, tha Mustafa.
Ndërkaq, Kryeministri Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të konsumojnë produktet e kësaj kompanie, duke thënë se përveç që janë të mira janë edhe të vendit.
“Kjo është një kompani e cila e ka fituar besimin e konsumatorit në plot produkte, pra janë lëngjet, pijet joalkoolike e të njohura pra pijet e ‘Fluidit’. Mirëpo, ajo që është diçka vërtet premtuese është vaji ushqimor ‘Floil’, i cili e ka marrë besimin e konsumatorëve të Kosovës pra po i besojnë qytetarët, i kanë besuar kësaj cilësie dhe fatmirësisht ka rritje në prodhim, rritje në punësim që është një lajm i mirë. Dëshiroj t’iu them qytetarëve të Kosovës se kemi të bëjmë me teknologjinë më të avancuar, pra është teknologjia më e avancuar që ekziston sot në botë, kemi të bëjmë me standarde, pra me kushte qysh prodhohet më të avancuarat. Por, kemi edhe të bëjmë me njerëz të kësaj toke që e donë njeriun e këtij vendi, që e donë konsumatorin dhe që janë të kujdesshëm. Për këtë arsye ‘Floil’ është mendoj vaji më i mirë që e kemi në tregun tonë në Kosovë dhe shpresoj që qytetarët tanë ta konsumojnë këtë vaj se është i mirë, është në çmim të arsyeshëm dhe që është i vendit”, u shpreh Haradinaj.
Kreu i Qeverisë së Kosovës gjatë ditës ka vizituar edhe kompaninë “Frutomania”, fabrikën e prodhimit të mishit të pulave dhe vezëve “Konsoni”, si dhe do të vizitojë edhe fabrikën e përpunimit të mishit “Kalabria”. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës