Pesë zyrtarë të ndërmarrjes publike “Ambienti” në Pejë po përballen me a


ktakuzë të ngritur nga Prokuroria Themelore, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, konflikt interesi dhe përfitime të kundërligjshme.

Telegrafi ka mësuar nga burime brenda sistemit të drejtësisë se pesë zyrtarët e ndërmarrjes publike “Ambienti” në Pejë janë: Arton Muhaxheri, Idriz Bala, Fisnik Ademi, Shpëtim Gashi, Nexhat Abdullahu.

Prokurori i çështjes ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, është kërkuar kompensimi i dëmit të shkaktuar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës dhe ndalimi i tyre nga ushtrimi i funksioneve në administratë publike ose në shërbim publik.

Prokuroria Themelore në Pejë thekson përkushtimin për ndjekjen penale të veprave nga kapitulli i korrupsionit dhe mbrojtjen e interesit publik./Telegrafi/