Lindja e një foshnje nga nëna e mitur 13-vjeçare, po konsiderohet se përbën bazë të mjaftueshme për të hapur rast në prokurori. Madje, edhe Prokuroria e Shtetit pritet së shpejti të nisë hetimet lidhur me rastin.
E mitura që solli në jetë foshnjën, është shtetase e Shqipërisë ndërsa jeton në Gjakovë. Ajo në Kliniken e Gjinekologjisë ka deklaruar se është e martuar, madje ka thënë se edhe babai i foshnjës është i mitur.
Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike, Mirvete Paçarada, ka bërë të ditur për KosovaPress se nëna gëzon shëndet të plotë dhe se fëmijën e ka sjellë në jetë në javën e 33 të shtatzënisë.
“Ajo është në gjendje plotësisht të mirë edhe pse si mjek jemi të obliguar ta paraqesim në grupin e lindjeve me rrezik të lartë, por fatmirësisht te kjo ka shkuar lindja mirë. Por, ne si gjinekolog nuk preferojmë lindje para moshës jo madhore, kur edhe ligji e parasheh moshën për lindje, për krejt. Sepse ajo edhe psikikisht, edhe fizikisht nuk është e përgatitur për një jetë për t’u bërë nënë. E kemi vetëm deklaratën e saj që ajo është e martuar, tash sa është e martuar, kush është nuk e dimë, sepse ligjërisht ajo nuk ka të drejtë për t’u martuar në moshën 13-vjeçe. Bashkëshorti i vet ka qenë në vizitë dhe sipas informatave të saj edhe ai është i mitur”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ka thënë se lindja ka ndodhur ditën e hënë, në ora 10:15 minuta. Aktualisht për shkak që foshnja ka lindur para kohe, ajo gjendet në inkubator, por që është me shenja vitale stabile.
“Ka lindur në bazë të informacioneve që i kemi në vitin 2005, e lindur në Elbasan për momentin jeton në Gjakovë. Babai, sa kemi informacione, moshën nuk e dimë, por është nga qyteti i Bajram Currit, jetojnë në Gjakovë. Për momentin është në kujdesin intensiv, në inkubator me terapi. Pesha e lindjes është 1 mijë e 900 gramë, gjatësia 50 centimetra, me shenja vitale stabile. Megjithatë, duhet të trajtohet”, tha ai.
Avokati Florian Dushi thotë se Prokuroria e Shtetit duhet të fillojë hetimet për rastin, pasi sipas tij vetë publikimi i lajmit se një e mitur është bërë nënë, përbën bazë të mjaftueshme për hetime.
“Në rastin konkret, unë mendoj që vetë publikimi i lajmit, fakti që personi në fjalë është e mitur, sipas asaj që kemi kuptuar nga mediat ka vetëm 13 vjet, përbën bazë të mjaftueshme që organet kompetente të fillojnë hetimet, sepse ka bazë për dyshim. Të fillojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat që ndërlidhen me këtë rast dhe për të parë në finale nëse eventualisht ky rast apo kjo përbën ndonjë vepër penale. Të shohin të sqarojnë, kush është kryerësi i kësaj vepre dhe përfundimisht organet që janë të thirrura për këtë, në këtë rast Prokuroria e Shtetit të shohë nëse ka vepër penale sa i përket këtij rasti”, tha ai.
Sipas informacioneve nga Klinika Gjinekologjike, edhe babai i foshnjës është i mitur, e për këtë Dushi tregon se a ka dispozita ligjore që e dënon nëse konstatohet se babai është i moshës madhore.
“Kodi Penal këtë çështje e rregullon në kuptimin që nëse personat në fjalë kanë kryer marrëdhënie janë të moshës së njëjtë apo të përafërt do ta quaja me një diferencë prej më së shumti dy vjetësh, atëherë nuk përbënë vepër penale. Por, megjithatë për të sqaruar të gjitha këto dilema unë mendoj që duhet të zhvillohen hetimet dhe të shihet cili është kryerësi, cilës moshë i përket kryerësi. Këtu mund të varet prej rrethanave në të cilat është kryer, sepse ka mjaft dispozita të Kodit Penal të Kosovës, të cilat e rregullojnë dhe e përcaktojnë masën e dënimit varësisht nga rrethanat në të cilën është kryer, që fillojnë me dhunimin, pastaj mashtrimin, premtimin për martesë. Por, megjithatë mund të konstatoj se në fakt të gjitha dënimet e parapara për të gjitha rrethanat në të cilat kryhet vepra penale ndaj të miturit fillon diku 10 vjet burgim e më shumë”, ka thënë ai.
Nga Prokuroria e Shtetit, Prokurori Ibrahim Berisha, ka bërë të ditur se gjithsesi do të ketë hetim.
“Ne jemi ende në diskutim e sipër. Është rast pak më specifik, sepse kur janë të miturit në pyetje, ne jemi të kujdesshëm. Ne duhet të fillojmë hetimin gjithqysh. Pasoja është shkaktuar te ne këtu, të shohim a po fillojmë ne apo Gjakova. Por, sipas të gjitha gjasave, edhe ne mund të fillojmë. Por, gjithsesi fillojmë për arsye se nën moshën 16-vjeçare kushdo që kryen ndonjë akt seksual, e këtu në pyetje është që ajo ka lindur, aty pa dyshim ne do të hapim rast”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës