LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për shtatë personat e arrestuar për drogë në Lipjan

Kërkohet paraburgim për shtatë personat e arrestuar për drogë në Lipjan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), sot ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, të cilët janë ndaluar më 17 maj 2021, lidhur me aksionin ku janë sekuestruar 400 kg narkotikë të llojit kokainë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu ka bërë të ditur se prokuroria kërkesën e ka bërë për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sekuestrimi i 400 kg kokainë në Lipjan, arrestohen shtatë persona
Lexo po ashtu Sekuestrimi i 400 kg kokainë në Lipjan, arrestohen shtatë persona

“Prokuroria Speciale kërkesën e ka bërë për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar’ nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ nga neni 269 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.9 të  KPRK-së dhe në drejtim të veprës penale ‘Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve;’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së”, ka thënë Lutfiu. /Telegrafi/ 


Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori