LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis hetimet për “falsifikimet e hartave” (Video)

Prokuroria nis hetimet për “falsifikimet e hartave” (Video)

Derisa Kuvendi i Kosovës tashmë ka ndaluar së proceduari projektligjin për demarkacion në seancë të Kuvendit derisa të marrë një përgjigje nga Prokuroria rreth hetimeve për mundësi të falsifikimeve të hartave nga komisioni i kaluar qeveritar, Prokuroria e Shtetit i ka konfirmuar televizionit publik se ende është në fazën e verifikimeve të pretendimeve të parashtruara.

Përmes një përgjigje elektronike, zyrtarë të Prokurorisë së shtetit kanë bërë të ditur se prokurori i shtetit do t`i verifikojë të gjitha pretendimet e parashtruara dhe nëse gjenden elemente të ndonjë vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, do t`i ndërmarrë veprimet e duhura ligjore.

Derisa është në fazën e verifikimit të pretendimeve, Prokuroria ka njoftuar se nuk do të merret me supozimet për rrezikim të tërësisë territoriale të Kosovës. Këtë e arsyeton me faktin se kjo vepër penale parashihet të ndiqet në rast se tentohet dhuna apo kanosje me dhunë për shkëputjen e një pjese të territorit të Kosovës apo në rast se një pjesë e territorit të saj do t`ia bashkohej ndonjë shteti tjetër përmes përdorimit të dhunës.


Prokuroria e shtetit nuk ka bërë të ditur se kur do të dalë me të dhëna në rast se ka pasur falsifikim të hartave të paraqitura në raportin e komisionit të udhëhequr nga Murat Meha.

Ndërsa në mbledhjen e mbajtur ditë më parë, Komisioni për Punë të jashtme i Kuvendit të Kosovës nuk mori vendim ta procedojë projektligjin për demarkacion në seancë, me arsyetimin se duhet të presin një përgjigje nga Prokuroria rreth dyshimeve për falsifikim të hartave. /rtk/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori