LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis hetimet për dy serbët e dyshimtë që kishin vizituar Deçanin para helmimit të qytetarëve

Prokuroria nis hetimet për dy serbët e dyshimtë që kishin vizituar Deçanin para helmimit të qytetarëve

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka bërë identifikimin e dy personave të nacionalitetit serb, që ishin parë në afërsi të Manastirit të Deçanit, dhe janë duke zhvilluar hetimet nëse kanë lidhshmëri me helmin e qytetarëve në Deçan.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se pasi kanë pranuar informatat kanë ndërmarrë veprimet e duhura, transmeton Telegrafi.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se, lidhur me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit, pasi janë pranuar informata se para disa ditësh janë parë duke lëvizur në drejtim të Manastirit të Deçanit, dy persona të nacionalitetit serb, menjëherë janë ndërmarrë veprime me autorizimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, ashtu që është bërë identifikimi i personave që shihen në ato fotografi dhe do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit”, thuhet në njoftim.


Dy serbët e dyshimtë që vizituan Deçanin para helmimit ishin kapur nga kamerat e sigurisë, dhe ishte njoftuar policia
Lexo po ashtu Dy serbët e dyshimtë që vizituan Deçanin para helmimit ishin kapur nga kamerat e sigurisë, dhe ishte njoftuar policia

Ndryshe, ditë më parë, mediat kanë publikuar pamjet ku shihen dy shtetas serb të dyshimtë që kanë vizituar Deçanin, ku për këtë ishte informuar edhe Policia e Kosovës.

Ndërkaq, mbi 1 mijë qytetarë në Deçan janë helmuar nga uji i pijshëm, ku IKSHPK ka konstatuar se në ujë ishin gjetur disa baktere. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori