LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq

Prokuroria lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave e N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B, lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Përpos aktakuzës, Prokuroria Speciale po ashtu ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin, të cilët gjenden në arrati.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit N.S., M.R. dhe R.B., të cilët gjenden në paraburgim, si dhe M.R., Z.V dhe Zh.B., të cilët gjenden në arrati, ndaj të cilëve gjykata kompetente ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale, duke vepruar si grup kriminal i organizuar me strukturë dhe hierarki në grup”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


Aktakuzë për rastin e Oliver Ivanoviqit
Lexo po ashtu Aktakuzë për rastin e Oliver Ivanoviqit

Sipas Prokurorisë, ky grup kriminal nuk është formuar rastësisht, por është duke vepruar që nga viti 2011 e këndej, të cilin grup e udhëheqin të pandehurit Z.V. dhe M.R, të cilët gjenden në arrati, ku të gjithë këta të pandehur veprojnë në vazhdimësi dhe në bashkëpunim, me dashje dhe dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar ose qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale.

Ky grup kriminal ka kryer veprat penale ‘Vrasje e rëndë’, ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë’, ‘Keqpërdorimi i detyrës zyrtare’ dhe ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në territorin e Republikës së Kosovës’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori