LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shkupit akuzon 12 persona për shkelje të orës policore

Prokuroria e Shkupit akuzon 12 persona për shkelje të orës policore

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit parashtroi kallëzim penal kundër 12 personave për shkak të shkeljes së orës policoore.

Të akuzuarit, sipas njoftimit të Prokurorisë, nuk kanë vepruar sipas Vendimit për ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në  territorin e Maqedonisë së Veriut. Ata gjatë orës policore janë kapur në disa lokacione të vendit.

Prokuroria i propozoi Gjykatës Penale të Shkupit që për të gjithë të akuzuarit t’i shqiptohen dënime me nga 100 gjoba ditore.


Gjoba ditore është 20 euro në kundërvlerë të denarit./Telegrafi/