Prokuroria e RMV-së me aktakuzë kundër 18 personave për kontrabandë me vetura luksoze

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka përfunduar procedurën hetimore dhe ka ngritur kallëzim kundër 18 personave fizik dhe një personi juridik për disa vepra penale, përfshirë kontrabandën e vazhdueshme, falsifikimin e dokumenteve, falsifikimin kompjuterik, fshehjen e mallrave që i nënshtrohen kontrabandës dhe mashtrimit doganor, parandalimin e provave dhe abuzimi i të dhënave personale.
Në periudhën gusht 2020 deri në prill 2022, të pandehurit kanë kryer transferimin përmes linjës doganore të mallit të padeklaruar – vetura luksoze në vlerë totale në masë të madhe. Ata shmangnin kontrollin doganor, falsifikonin dokumente zyrtare dhe përdornin dokumente publike false si të vërteta për të regjistruar makinat dhe më pas për të mbuluar krimet i kishin fshehur automjetet dhe ia shisnin disa herë njëra-tjetrës në një kohë të shkurtër. Edhe personi juridik – autosallon nga Koçani akuzohet për fshehje të veturave të cilat kanë qenë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor.
Në mesin e të pandehurve janë pesë zyrtarë – zyrtarë për çështje administrative në MPB, të cilët gjatë gjithë asaj periudhe ua kanë vënë në dispozicion të tjerëve mjetet për kryerjen e krimeve – targat dhe lejet e qarkullimit të bëra në kundërshtim me Ligjin për automjete dhe me përdorim të dokumenteve të falsifikuara.
Makinat, shumica e të cilave ishin objekt i kërkimeve ndërkombëtare, janë blerë në vende të ndryshme evropiane dhe janë futur në vend me numra identifikimi të ndryshuar të shasisë dhe dokumente të falsifikuara për të fshehur origjinën e tyre. Më pas zyrtarët e akuzuar nga MPB-ja i kanë regjistruar veturat në bazë të dokumentacionit të rremë. Pas blerjeve dhe shitjeve të shumta reciproke, të pandehurit i kanë tjetërsuar përgjithmonë makinat, duke ua shitur ato personave fizikë dhe juridikë në vend.
Gjatë hetimeve, prokurori publik ka ofruar dëshmi se kjo metodë është përdorur për kontrabandimin e gjithsej 15 automjeteve me vlerë të përgjithshme mbi gjysmë milioni euro.
Për tre nga të pandehurit, mes tyre edhe një shtetas i Republikës së Serbisë me qëndrim të përkohshëm në RMV, prokurori publik kompetent ka propozuar vazhdimin e masës së paracaktuar të paraburgimit.
Për të njëjtën ngjarje penalo-juridike ndaj të pandehurit tashmë ka aktgjykim të formës së prerë në bazë të marrëveshjes, ndërsa për një person të përfshirë është ndërprerë procedura për shkak të mungesës së disponimit të organeve të rendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze