Prokuroria Themelore në Prizren–Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur tri aktakuza ndaj katër personave për pesë vepra penale si: “Grabitje në tentativë”, “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës së parë- i pandehuri S.M., si anëtar i grupit të armatosur, me kanosje serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër së bashku me të pandehurit B.B dhe Z.B tenton të përvetësojë pasurinë e luajtshme të personit tjetër me qëllim që t’i sjell vetës apo personit tjetër dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që më 19.05.2018, rreth orës 22:25 min., me veturë shkojnë tek shtëpia e të dëmtuarit S.M., në fshatin Gjinoc – Komuna e Suharekës, i vendosin maskat në fytyrë dhe duke përdorur armë të shkurta dhe të gjata futen në korridorin e shtëpisë së të dëmtuarit dhe në momentin e ballafaqimit me të dëmtuarin, të njëjtin e kërcënojnë duke i’a drejtuar armët dhe gjatë përleshjes dhe rezistencës së të dëmtuarit shkrepin me armë dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes.
Sipas aktakuzës së dytë – i akuzuari S.K., pa autorizim, në vazhdimësi ka ofruar për shitje dhe shpërndarje substanca apo preparate, në atë mënyrë që 08.08.2018, te objekti i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, të paraburgosurve në brendi të objektit, u ka gjuajtur substanca narkotike të llojit “marihuanë” të paketuara në qese najloni të mbështjella me gur, ku katër qese në peshë prej 38.49 gr., kanë mbetur në kulmin e ndërtesës.
Po ashtu, më 30.10.2018, rreth orës 08:00, për qëllim të njëjtë, në shtëpinë e dhëndrit L.GJ., në Prizren, saktësisht në një valixhe të zezë, të motrës së tij – (bashkëshortes së L.GJ.), nën dyshek të shtratit të dhomës së fjetjes i ka fshehur 9 (nëntë) paketime substancë narkotike të llojit “marihuanë”.
Në anën tjetër i akuzuari L.GJ., ka ndihmuar në fshehjen e provave, për çka ekziston dyshimi i bazuar mirë për kryerje të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Sipas aktakuzës së tretë – i akuzuari D.B., personit tjetër i shkakton lëndim të rëndë trupor deri në atë masë që ka rezultuar me dëmtim të përkohshëm dhe serioz të shëndetit, ashtu që më datë 28.07.2018, rreth orës 22:46 min, në rrugë para dyerve të shtëpisë së tij, në fshatin Zhur-Komuna e Prizrenit, pas një incidenti lidhur me drejtimin e rrezikshëm të automjetit që kishte pasur më herët me vëllanë e të dëmtuarit N.K., ky i fundit arrin me shpejtësi me automjet e pastaj po ashtu me shpejtësi zbret nga automjeti, shkon me vrull në drejtim të të akuzuarit, e pastaj i akuzuari me pistoletën e tipit “Sig Sauer” shkrep në drejtim të pjesës së poshtme të trupit të të dëmtuarit N.K., të cilin e godet nën gju të këmbës së majtë, të cilit i shkakton plagë tejshkuese dhe thyerje të shumëfishtë kockore.
Po ashtu, i pandehuri D.B., akuzohet edhe për veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzave, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025