LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 146 aktakuza lidhur me rastet e dhunës në familje

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 146 aktakuza lidhur me rastet e dhunës në familje

Prokuroria Themelore në Prizren -për periudhën janar – shtator 2018 ka ngritur 145 aktakuza kundër 174 personave, për rastet e dhunës në familje.

Ndërkaq, në Departamentin e Krimeve të Rënda, për të njëjtën periudhë kohore është ngritur 1 aktakuzë kundër 2 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, për periudhën janar – shtator 2018 ka pranuar 85 kallëzime penale, ndërsa 104 kallëzime penale ka trashëguar nga vitet paraprake. Gjatë kësaj periudhe janë ngritur gjithsej 146 aktakuza.


Aktakuzat e ngritura kryesisht kanë të bëjnë me veprat penale si: “Kanosje”  “Sulm”  dhe “Lëndim i lehtë trupor” si dhe “Shkelje e urdhrit mbrojtës”.

Sa i përket viktimave të këtyre rasteve, në 144 raste viktimë është gjinia femërore, ndërsa, në 2 raste viktimë është gjinia mashkullore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori