Personi i arrestuar u lirua të premten më 27 janar, pasi gjykatësi i procedurës paraprake tha se nuk mund të përjashtohej mundësia që ky person të jetë identifikuar gabimisht, dhe se për këtë nuk kishte bazë të mjaftueshme për arrestimin e tij. Tani trupi gjykues do të vendosë lidhur me ankesën e prokurorit, njofton EULEX-i.

Më 26 janar 2012, pas punës së përbashkët hetimore të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, policia e arrestoi një person të kërkuar në lidhje me vrasjen e policit, Enver Zymberi më 26 korrik 2011. Arrestimi u bë në fshatin Çabër në veri të Kosovës. Hetimet për vrasjen e Zymberit po zhvillohen bashkërisht nga policia dhe prokurorët e EULEX-it dhe ata kosovarë. /Telegrafi/