Projektori portativ Samsung The Freestyle tani është i disponueshëm në Kosovë!
![Projektori portativ Samsung The Freestyle tani është i disponueshëm në Kosovë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/07/The-Freestyle_3-780x439.jpg)
Projektori Samsung The Freestyle tani është i disponueshëm në Kosovë. Sipas dëshirave dhe nevojave personale të përdoruesit, pajisja mund të jetë një projektor, një altoparlant inteligjent dhe ndriçues ambienti për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. The Freestyle vjen në ngjyrë të bardhë me një dizajn premium, minimalist dhe falë veçorive të tij teknologjike, ai ofron tingull me cilësi të lartë, shfaqje realiste të përmbajtjes së preferuar dhe një nivel të ri të përvojës së përdoruesit. Me projektorin The Freestyle, Samsung fitoi gjithashtu një medalje të artë në International Forum (iF) Design Award 2022 – një konkurs prestigjioz ndërkombëtar i dizajnit.
Një dizajn që të magjeps që me shikimin e parë
Teknologjia e avancuar e projektorit The Freestyle është implementuar në një peshë shumë të lehtë prej vetëm 830 gramësh. Kjo është një pajisje që përshtatet në pëllëmbën e dorës së të gjithëve dhe është shumë e lehtë për t’u lëvizur nga dhoma në dhomë. Përveç peshës së tij të lehtë, The Freestyle shquhet për dizajnin e tij elegant dhe modern, i cili përshtatet në mënyrë perfekte me çdo ambient të brendshëm apo të jashtëm si ballkone, tarraca ose oborre. Gjithashtu, The Freestyle lejon rrotullim deri në 180 gradë, duke ju mundësuar të projektoni në sipërfaqe të ndryshme me të njëjtën cilësi ekrani – në mur, dysheme, tavan dhe madje edhe në mobilje.
Argëtim në çdo hap
E veçanta e projektorit The Freestyle është se u ofron përdoruesve opsione të pakufizuara. Është një pajisje unike që, në varësi të preferencave individuale të përdoruesit, mund të jetë një projektor, altoparlant inteligjent ose ndriçues ambienti. Të shikuarit e filmave, dëgjimi i muzikës, lojërat janë vetëm disa nga mundësitë e shumta, ndërsa ambient mode e çon argëtimin në një nivel krejtësisht të ri. Me këtë veçori, përdoruesi mund dekorojë murin e dhomës dhe kështu do të krijojë një atmosferë intime, komode brenda shtëpisë, dhe në të njëjtën kohë mund të projektojë efekte magjepsëse ndriçimi bazuar në muzikë si një disco ball i vërtetë. Përveç kësaj, projektori është i pajtueshëm me bateritë e jashtme që mbështesin dalje USB-PD dhe 50w/20V ose më shumë, duke e bërë atë një shoqërues ideal për udhëtime dhe për tu socializuar me familjen dhe miqtë jashtë shtëpisë.
Shfaqja revolucionare e tingullit dhe e përmbajtjes
Përveç dizajnit inovativ dhe mundësive të ndryshme të përdorimit, projektori portativ The Freestyle karakterizohet gjithashtu nga teknologjia inovative për riprodhimin e mahnitshëm të përmbajtjes audio dhe video. Me opsionin auto-focus, i cili lejon fokusimin automatik, shfaqja e përmbajtjes do të jetë gjithmonë e qartë dhe e detajuar, ndërsa në të njëjtën kohë projeksioni mund të rregullohet deri në 100 inç pa humbur cilësinë. Për më tepër, ekziston një funksion auto-keystone që barazon automatikisht projeksionin e anuar dhe krijon një imazh drejtkëndor, si dhe një nivel automatik për të rregulluar ekranin në çdo sipërfaqe – nga një mur guri, pllaka te një krevat në dhomën e gjumit. Për sa i përket përmbajtjes audio, projektori sjell mundësinë e përhapjes së tingullit 360 gradë nëpër dhomë, duke i ofruar kështu përdoruesit një eksperiencë krejtësisht të re dhe kënaqësi maksimale.
Projektori The Freestyle tani është i disponueshëm në partnerët e shitjes të Samsung në Kosovë, me një çmim të rekomanduar me pakicë prej 999 EUR.
Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/projectors/the-freestyle/the-freestyle-sp-lsp3blaxxh/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-6-780x439.jpg)
OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?
![Më herët kishin thënë se nuk do ta përdorin inteligjencën artificiale për zhvillimin e armëve, Google heq dorë nga ky premtim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-44-780x439.jpg)
Më herët kishin thënë se nuk do ta përdorin inteligjencën artificiale për zhvillimin e armëve, Google heq dorë nga ky premtim
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
Largime nga puna në AMD
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_13-9-780x439.png)
"Mirupafshim, privatësi!": GeoSpy, një mjet i AI që thuhet se mund të gjejë vendndodhjen ku është bërë një fotografi
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin