Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë shqyrtuar për herë të parë projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Megjithatë, shqyrtimi i tij kalojë me akuza dhe kundër-akuza në mes deputetëve.
Fillimisht deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Beka në cilësinë e propozuesit prezantoi projektligjin, duke thënë se qëllimi i këtij projektligji është mbrojtja e vlerave të luftës, që me sakrificën e UÇK-së, angazhimin dhe kontributin e çmuar në luftën çlirimtare, ishte faktor vendimtar për sjellën e lirisë dhe pavarësisë për Kosovën.
“Në nenin 3 të këtij projektligji përcaktohet çka është vlerë e mbrojtjes së luftës; lista e armatosur e popullit të Kosovës e udhëhequr nga UÇK me qëllim çlirimin e Kosovës, ushtria çlirimtare, formacioni ushtarak i armatosur i organizuar në baza vullnetare në uniformë dhe shenjë dalluese me njësi organizative, me zinxhir komandues të drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm në kontrollin civil të udhëheqjes politike me mision të qartë për mbrojtjen e popullit të Kosovës dhe çlirimin e vendit nga forcat okupuese ushtarake dhe policore të administratës së Serbisë në Kosovë. Veterani i UÇK-së, flamuri i UÇK-së, teksti i betimit të ushtarit të UÇK-së, stema e UÇK-së, shtabi i përgjithshëm, drejtoria politike, shtabi i zonave operative, arkiva e UÇK-së, kompleksi memorial Adem Jashari në Prekaz dhe komplekse të tjera”, tha ai.
Sipas tij, me këtë projektligj në nenin 7 parashihet themelimi i muzeut të luftës me seli në Prishtinë dhe Qeveria obligohet të bëjë këtë punë.
Ai shtoi se me këtë projektligj caktohet 5 marsi data e përkujtimit të luftës për çlirim dhe ndërtimi i monumentit qendror për përkujtimin e luftës për çlirim të popullit të Kosovës.
Deputetit të Pastrisë Socialdemokrate, Driton Çaushi, ky projektligj iu duke si ofendim.
“Nuk e kam të qartë cilat janë mekanizmat si do të mbrohen këto vlera. E kemi parë që pikërisht nga partitë në pushtet, e sidomos nga partia demokratike e Kosovës është dhënë kontribut më i madh që këto vlera të degradohen përgjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës”, tha ai.
Deputeti i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje, që morri pjesë Rexhep Selimi, tha se është një ligj që ka një seriozitet të vetin brenda tij dhe nuk do të duhej të radhitej sot në agjendën e punës së Kuvendit.
Këtu ka reaguar deputetja Teuta Haxhiu, duke thënë se deputeti Selimi do të duhej të jetë në sallë bashkë me deputetët e tjerë të Vetëvendosjes.
“Kur VV vjen në Kuvend vetëm për t’i mbrojt ligjet të cilat i ka 100 për qind plagjiaturë, pra këtyre vërtetë ju ka humb rruga në oborr, sepse nuk kanë participuar as në rezolutat që kanë dalë prej një subjekti që kanë rrugëtuar bashkë, prej PSD-së, dhe pikërisht aty kanë ardhur në këtë situatë. Nuk po e dinë as vet ku janë. Pra, normal që po them mos na maltretoni, dilni në byfe e bëni dialog, mirëpo nëse sot do të duhej të ishte kompetent dikush, është Rexha me shokë që do të duhej të jepte kontributin për këtë ligj, por po e shihni ka mbet vetëm” tha ajo.
Ndërsa, kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti i tha se deputetës Haxhiu se nuk dëshiron të diskutojë me atë.
“Unë nuk dua me ra në nivelin tënd të diskutimit, nuk e kam ndërmend me ra në nivelin tënd”, tha ai.
Aty ka reaguar edhe deputeti Rexhes Selimi.
“Nuk kam ardhur të flas me nivel kaq të ulët të kolegëve dhe nuk kam ardhur të flas me aleancën dhe as me deputetët e mazhorancës. Kam ardhur të kërkojë nga ju si kryesues, meriton vërtetë një përgjigje por nuk po mundem ta kthej, sepse me duhet me ra në nivel shumë të ulët për me ta kthyer përgjigjen”, tha ai.
Kurse, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj tha se UÇK-ja nuk është pronë private.
“UÇK nuk është pronë private. UÇK është e popullit dhe ne duhet ta rregullojmë me ligj gjithçka që është e jona, dhe është e domosdoshme, sepse jo çdo kush duhet me baltos këtë emër”, tha ai.
Në shqyrtimin e parë të Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani tha se nuk janë vlerësuar pasojat që mund të dalin nga ligji në fjalë.
“Akti për nxjerrjen e një ligji do të duhej të mirrte parasysh edhe pasojat e atij ligji. Asnjë këtu nuk i ka vlerësuar pasojat e këtij ligji që do të vinë më tutje dhe a do të mund të përballohen ato. Megjithatë, një ligj i tillë a do t’i bëjë nder. A do të jetë i respektueshëm, a do të ketë një gatishmëri të qytetarëve që ta respektojnë dhe institucioneve po ashtu ta bëjnë ndëshkimin, do ta shohim. Ata që po flasin që UÇK-në e këtij apo atij grupi, duhe ta dinë se ajo është e popullit, buron nga populli. Kjo ka dalë në mbrojtje të popullit, kështu që vlerën e saj nuk mund ta marrë asnjë grup politik, asnjë parti. Ta lëmë në mbrojtje të popullit vlerën e UÇK-së” tha ai.
Deputeti Milam Zeka foli për numrin e vogël të deputetëve në sallë, përfshi ata të pozitës, duke theksuar se asnjëherë më parë pozita nuk ka qenë në gjendje më të vështirë se tani.
“Vetëm ligji i cili do të aprovohej nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, me iniciativën e Nait Hasanit, ligji për anti-shpifje do t’i mbronte vlerat e UÇK-së. Nëse rezonojmë politikisht, por pa inate politike, kurrë pozita nuk ka qenë në pozitë më të keqe, më të rëndë e më të vështirë. Nuk e kemi komoditetin me u konfrontu me opozitën, sepse nuk jemi mazhorancë. Fati ynë është që më zibidi se ne janë opozita, sepse ne jemi të rrëzuar, ata janë të vdekur. Diferenca mes pozitës e opozitës është kjo, ne të rrëzuar për tokë, ata xhenaze. Ne e dimë që me fytyrë sot është duke na shpëtuar PSD-ja që po rrinë me ne në sallë, me bo Zoti mu idhnu ata, me dalë edhe ata prej sallës, ne tani nuk kemi çka rrimë këtu, sepse nuk i kemi numrat”, tha ai.
Pas këtij diskutimi, Kuvendi vazhdoi me pikat e tjera të rendit të ditës, meqë nuk ka kuorum për votim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën