LAJMI I FUNDIT:

Projekti gjigant “Borea”, fillon të marrë formë – qendra turistike që pritet të jetë fuqia ekonomike e Pejës (VIDEO)

Projekti gjigant “Borea”, fillon të marrë formë – qendra turistike që pritet të jetë fuqia ekonomike e Pejës (VIDEO)

Të premten në prezencën e shumë mysafirëve kanë nisur punimet për projektin më të madh në qytetin e Pejës – Qendrës Turistike dhe Rekreative – “Borea”.

Në ceremoninë hapëse të këtij resorti ishin të pranishëm përfaqësuesit e konsorciumit fitues “Fileit” dhe përfaqësues të Komunës së Pejës.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cilësuar si njëri prej njerëzve me meritor pse ky projekt ka ardhur deri në këtë pikë, ka thënë se “tash po realizohet një ëndërr e këtij qyteti të madh”.


Por, Muhaxheri gjatë kohës që fliste ne podium nuk ka mundur t’i përmbaj lotët.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i konzorciumit fitues “FILEIT”, Franc Furlan ka treguar se në këtë projekt janë përfshirë para dy viteve.

Furlan ka treguar për punët e bëra nga ky konzorcium në këtë periudhë.

Nisin punimet në Qendrën Turistike ”Borea”: Muhaxheri shpërthen në lot, thotë së po realizohet një ëndërr e madhe (Video)
Lexo po ashtu Nisin punimet në Qendrën Turistike ”Borea”: Muhaxheri shpërthen në lot, thotë së po realizohet një ëndërr e madhe (Video)

Ndryshe, “Borea” po konsiderohet si qendra më e madhe turistike në rajon, e cila do të ngre shtatë në qytetin perëndimor të Kosovës.

Kjo qendër është vetëm 900 metra larg qendrës së qytetit të Pejës, ndërsa pozita gjeografike e bën atë njërën ndër qendrat më të mira në rajon.

Për 13 minuta mund të arrihet lartësia mbidetare prej 2400 metrash – me kapacitet shfrytëzimi për katër stinët e vitit.

Muhaxheri në një intervistë për Telegrafin kishte theksuar se ajo që e bën unike BOREA-n, është se është qendra e vetme – jo vetëm në rajon, por edhe ne Evropë – që është kaq afër një qendre të madhe urbane.

“Nga studimi i fizibilitetit është paraparë që brenda vitit 240 mijë vizitorë ta vizitojnë qytetin. Por, besojmë se do të kalohet kjo shifër, dhe projekti do t’i ndihmojë edhe pjesëve tjera në zhvillimin e turizmit. Do të ndikoj në zhvillimin e turizmit në Bjeshkët e Rugovës, ne qytet brenda dhe në komunat afër”, kishte deklaruar Muhaxheri./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori