LAJMI I FUNDIT:

Projekt për strategji për inovacione të tetë rajoneve planore

Projekt për strategji për inovacione të tetë rajoneve planore

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale sot do ta prezantojë projektin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përgatitjen e Strategjive për inovacione të tetë rajoneve planore në vend.

Projekti do t’u prezantohet edhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare me qëllim që ta përkrahin implementimin e dokumenteve strategjike përmes financimit të masave konkrete.


Në këtë fazë, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale projektin e realizon në bashkëpunim me Shoqërinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ), e cila siguron edhe mjete financiare për projektin për zhvillim të rajoneve planore të themeluara për inovacione.

Në ngjarje do të prezantohen përvojat e huaja për përgatitje të strategjive rajonale për inovacione, si dhe potencialet e rajoneve planore në Republikën e Maqedonisë për zhvillim të bazuar në inovacione./Telegrafi/