LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 17° cloudy

Programi i bursave të Qeverisë së Francës prezantohet para studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Programi i bursave të Qeverisë së Francës prezantohet para studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Studentët dhe profesorët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren janë informuar mbi programin e bursave të Qeverisë së Francës, gjatë një prezantimi të mbajtur në hapësirën e Këndit Francez, që funksionon në kampusin e këtij universiteti.

Sipas njoftimit, prezantimi është realizuar nga përfaqësuesit e Ambasadës së Francës në Kosovë, Edouard Mayoral, këshilltar i ambasadorit Olivier Guerot, dhe Frédéric Deshayes, atashe për bashkëpunim universitar, në kuadër të vizitës së tyre në universitet. Ata janë shoqëruar nga rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani.

“Prezantimi është mbajtur në hapësirën e Këndit Francez ku të pranishmit janë informuan mbi kriteret e aplikimit dhe përfitimet e këtyre bursave, të cilat ofrojnë mundësi të shkëlqyera për studime në Francë. Thirrja për aplikim për këto bursa, e hapur që nga tetori 2024, do të mbetet e hapur deri në fund të shkurtit 2025”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Ukshin Hoti”.


Paraprakisht, rektori Alishani, ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesit e Ambasadës së Francës, me c’rast janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit akademik mes universitetit dhe institucioneve arsimore franceze.

Ai është shprehur mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Francës në promovimin e edukimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në të njëjtën kohë ka inkurajuar studentët që të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara për të ndjekur studimet në master dhe në doktoraturë në institucionet prestigjioze të arsimit të lartë në Francë.

Informatat më të hollësishme rreth bursave të Qeverisë së Francës gjenden në këtë link /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Kalo në kategori