LAJMI I FUNDIT:

Programet Bachellor Ekonomi dhe Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Riinvest

Programet Bachellor Ekonomi dhe Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Riinvest

Çdo lëndë në Kolegjin Riinvest është e sajuar me 50% punë praktike, ku në klasat e Kolegjit Riinvest simulohen projektet profesionale nga jeta e përditshme, aktuale. Kështu studentët përgatiten dhe aftësohen për punë në industri të bankave dhe menaxhmentit.

Departamenti i Ekonomik dhe Shkencave Kompjuterike në Riinvest College ka stafin më profesional në Kosovë.

arben damoni

Prof.Dr. Arben Damoni

Zotëri Arben Damoni përfundoi studimet e magjistraturës (MSc) dhe (MPhil) në “South Bank University” në Londër dhe pastaj në të njëjtin Universitet përfundoj PhD ne Multimodal Segmentation for Data Mining Applications in Multimedia Engineering.

Para se t’i bashkohej Kolegjit Riinvest, Damoni punoi për kompaninë IBM në Londër, si zhvillues i softuerit, si dhe ishte ligjërues në “South Bank University”.

Arben Damoni sot dekan dhe ligjërues në Programin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Riinvest erdhi në Kosovë me idealin për të përmirësuar shkollimin në Kosovë dhe për të sjellë përvojën e tij unike të fituar gjatë studimeve në South Bank University dhe IBM.

Falë personaliteteve si Damoni, Kosova sot gëzon një shkollim të cilësisë botërore. Mendimi se kolegjet private janë të dobëta është një paragjykim i gabuar.

Në Riinvest sot po krijohen gjenerata të reja të ekspertëve të programimit të cilët janë të plotësisht të përgatitur për tregun ndërkombëtar.

Lumir Abdixhiku

Prof. Dr. LumirAbdixhiku

Lumir Abdixhiku është mësimdhënës në lëndët “Mikroekonomia I”, “EkonomiksiMenaxherial” dhe “Business Environment I” në Kolegjin Riinvest.

Lumiri në vitin 2006 ka marrë titullin magjistër shkence në Universitetin e Staffordshire të Britanisë; në fushën e Moralit fiskal. Në vitin 2013 ai ka marrë titullin doktor shkence i ekonomisë, nga Universiteti Staffordshire, pas katër vjetëve hulumtimi e kërkimi në fushën e determinantëve të evazionit fiskal të bizneseve në vendet e tranzicionit.

Lumiri është sot në Kosovë falë dëshirës së tij për të kontribuar në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe për të përmirësuar cilësinë e shkollimit në vend. Ai që nga viti 2005 përmes projekteve kërkimore ka dokumentuar dobësitë e programeve qeveritare dhe evazionit fiskal në Kosovë.

Sot, si ligjërues në Kolegjin Riinvest, ai po përcjell gjenerata të ardhshme të ekspertëve të ekonomisë.
Lumiri gjithashtu është edhe drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”. Ai i është bashkuar Institutit në vitin 2005 dhe që nga atëherë është i angazhuar në disa projekte kërkimore, të avokimit e zhvillimit – në Kosovë dhe jashtë saj. Ai i ka ofruar çdo studenti të Kolegjit Riinvest mundësinë e shfrytëzimit të gjitha resurseve të Institutit Riivnest me qëllim të hulumtimit të mëtejshëm.

Profesorët tjerë me renome ndërkombëtare në Kolegjin Riinvest janë:

Alban Hashani

Prof. Dr. Alban Hashani

Prof. Dr. Alban Hashani i angazhuar në Kolegjin Riinvest nga vitin 2006, pas një karriere të suksesshme në sistemin bankar. Aktualisht ai mban pozitën e ligjëruesit në Kolegjin Riinvest në departamentin ekonomik në lëndët Mikroekonomiks, Ndërmarrësi, dhe Ekonomiksi Menaxherial dhe në Departamentin e Universitetit Staffordshire ligjëron lëndën European Integration and Enlargement.

Alban Zogaj

Prof. Dr. Alban Zogaj

Prof. Dr. Alban Zogaj i lindur në Prishtinë, në vitin 1983. Në vitin 2006 ka përfunduar studimet Master në Britani të Madhe në StaffordshireUniversity, ndërsa studimet e Doktoratës i përfundoi me sukses në Ancona të Italisë në vitin 2015.

Në Kolegjin Riinvest Prof. Alban Zogaj ligjëron lëndët Makroekonomi, Menaxhment, Metodat Kërkimore, CorporateStrategy.

muhamet mustafa

Prof. Dr. Muhamet Mustafa

Prof. Dr. Muhamet Mustafa ka doktoruar në fushën e Menaxhimit të Zhvillimit, ka botuar shtatë tekste dhe monografi universitare, më shumë se 30 artikuj në revistat vendore e ndërkombëtare, udhëheqës i projekteve kërkimore nga fusha e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe me dhjetëra raporte studimore në shqip dhe anglisht, si dhe ka prezantuar punime në më shumë se 30 konferenca ndërkombëtare.

Kolegji RIinvest është pjesë e Institucioneve të rëndësishme Hulumtuese dhe Arsimore:

INSTITUTI RIINVEST – 20 VJET PËRVOJË NË HULUMTIME SHKENCORE

STAFFORDSHIREUNIVERSITY – UNIVERSITETI I VETËM BRITANIK NË KOSOVË

RIINVEST AKADEMIA – QENDRA E AVANCUAR TRAJNUESE.

x1 x2