Opinioni në Ekuador është shokuar me një video që së fundmi është publikuar në internet, në të cilën shfaqet një profesor i cili kapet duke e filmuar nën fustan një nxënëse në klasë.
Zyrtarët e arsimit në Los Rios, kanë bërë të ditur se profesori i paemëruar është suspenduar dhe se tani janë duke u zhvilluar hetime për ngacmim seksual, transmeton Telegrafi.
Vendimi për këtë është marrë pas publikimit të videos ku shihet profesori duke e mbajtur të ndezur telefonin nën fustanin e nxënëses, që duket se në ato momente po konsultohej me të për detyra.
Profesori kishte planifikuar gjithçka – pasi fillimisht e përgatit telefonin e ndez kamerën dhe sapo afrohet nxënësja, ai e ul dorën dhe e afron mes këmbëve të saj dhe atë e bën në mënyrën më tinëzare të mundshme.
Mediat lokale raportojnë se departamenti për arsim ka “aktivizuar të gjithë protokollet e nevojshme” për ta quar deri në fund rastin – derisa kanë përkrahur vajzën në çfarëdo forme, duke filluar nga ndihma e deri të mbrojtja e identitetit të saj. /Telegrafi/