LAJMI I FUNDIT:

Profesorët e universiteteve në Shqipëri përshkallëzojnë qëndrimin, të hënën protestë kombëtare

Profesorët e universiteteve në Shqipëri përshkallëzojnë qëndrimin, të hënën protestë kombëtare

Profesorët e universiteteve shqiptare kanë lajmëruar se të hënën do të ketë sërish protestë kombëtare, duke theksuar se do të ketë bojkot deri në plotësimin e kërkesave.

Protesta është lajmëruar të nisë në orën 11:00 para Korpusit universitar në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Sot është dita e pestë e protestës së pedagogëve, të cilët kanë bojkotuar mësimin që në ditën e parë të nisjes së vitit akademik.


Që prej më shumë se një muaji Sindikata e Universiteteve përsëriti kërkesat për të kthyer dinjitetin e pedagogëve me dyfishimin e pagave dhe investimin në kërkimin shkencor edhe kushtet infrastrukturore.

Një ditë më parë u mbajt protesta e parë kombëtare nga pedagogët. Në mbështetje të lëvizjes së profesoratit ishin edhe studentët, të cilët shprehën gatishmërinë për të sakrifikuar mësimin në këmbim të cilësisë së diplomës.

Në të njëjtën kohë që mbahej protesta, Ministrja e Arsimit në takim me rektorin e mjekësisë tregoi se bojkoti i mësimit nuk ndodhte në të gjitha fakultetet.

Kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi u shpreh se drejtuesit e universiteteve nuk duhet të jenë përçarësit e profesoratit përballë qeverisë, por duhet të reagojnë sepse pa plotësuar të drejtat e tyre, universiteti nuk ka të ardhme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori