Produktet e prodhuara në Kosovë në disa raste çmimet i kanë më të larta se ato të importit në tregun kosovar. Prodhuesit vendorë nuk po i bëjnë ballë konkurrencës së padrejtë në treg. Për këtë, prodhuesit kritikojnë tregtarët se po ndikojnë me marzhën e fitimit të tyre.
Klubi i Prodhuesve fajëson tregtarët, ndërkaq Oda Ekonomike e Kosovës fton institucionet përgjegjëse të bëjnë një analizë në treg për të parandaluar këtë fenomen.
Megjithatë, për një nga prodhuesit vendor në vend, është e papranueshme që çmimi i produkteve vendore të jetë më i lartë se ai i importuar.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve, Berat Mustafa ka akuzuar tregtarët, të cilët, sipas tij, po vendosin njëanshëm marzhën e fitimit.
“Analizat që i bëjmë ne si prodhues, asnjëherë prodhuesit vendorë nuk i kanë të ngritura çmimet. Çdoherë çmimet e prodhuesve vendorë janë më konkurrues se prodhimet që vijnë nga importi. Rrjeti i maketeve në shitje, për shkak se ata i kanë marzhën, kostot më të larta, hapësira e madhe, numri i madh i punëtoreve, qiratë e ndryshme dhe ata janë të detyruar t’i rrisin çmimet më lartë, ndryshe prodhuesit janë konkurrues. Sepse, po mos të ishim konkurrues nuk mund të ia dilnim si prodhues me këtë prodhim të vogël që e kemi”, tha Mustafa.
Pronari i njërës prej bizneseve vendore në Kosovë, Shaqir Palushi thotë se kurrsesi nuk bën që një produkt i prodhuar në vend të jetë më i lartë me çmim sesa ai i importuar.
“Një prej faktorëve që ndodh kjo është se prodhuesit vendorë, një pjesë e tyre janë prodhues të vegjël dhe kostoja e produkteve është shumë më e lartë se e atyre të kompanive që janë korporata ndërkombëtare dhe kanë një treg dhe prodhim të konsoliduar, por kjo nuk e arsyeton, sepse konsumatorit nuk i intereson nëse je prodhues i madh apo i vogël, atij i intereson çmimi të jetë konkurrues. Në asnjë mënyrë nuk bën që një produkt i prodhuar në vend të jetë më i lartë me çmim sesa ai i një kompanie, aq me tepër nëse është fjala për kompani që janë me renome dhe me produkte dhe cilësi të dëshmuara”, tha Palushi.
Mes tjerash, Palushi kërkon më shumë kontrolle nga ana e inspektorëve në treg, pasi sipas tij ka raste kur keqpërdoret edhe çmimi dhe marzha normale nga ana e tregtarëve.
“Ka raste kur keqpërdoret edhe çmimi dhe marzha normale nga ana e tregtarëve dhe besoj se kjo duhet të ketë më shumë kontroll nga ana e Inspektoratit të tregut në mënyrë që të mos abuzohet, sidomos në këtë kohë krize ku është prekur xhepi i konsumatorëve”, tha mes tjerash Palushi.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna duke kërkuar nga qeveria mbështetje për kompanitë vendore, ai ka ftuar institucionet përkatëse të bëjnë një analizë në treg për të ndikuar në uljen e çmimeve të produkteve.
“Duhet pas parasysh se ne nuk prodhojmë lëndën e parë, atë e importojmë dhe kjo luhatja e çmimeve gjatë kohës së pandemisë, me pas lufta në Ukrainë-Rusi, që shkaktoi një inflacion shumë të lartë, preku ngritjen e çmimit të lëndës së parë, por edhe ngritjen e shpenzimeve të transportit ndërkombëtar. Për këtë arsyeje institucionet duhet të bëjnë një analizë dhe të shohin se ku dhe si munden të kontribuojnë në mënyrë që me ndërmarr një veprim të politikes fiskale, qoftë për ulje të ndonjë tatimi, këtë rast TVSh-së në lëndë të parë, aty ku është e implementueshme ose të shihet edhe mundësia tjetër e ndonjë subvencionimi të normave të interesit të kredisë për prodhuesit, jo vetëm për eksporte por edhe për prodhime që prodhohen për tregun tonë me qëllim që ai produkt t’i bëjë ballë konkurrencës së produktit të importuar, për arsyeje se ai produkt që vjen nga rajoni ai subvencionohet në forma të ndryshme nga vendi ku prodhohet”, tha Rafuna për kp.
Produktet vendore mbesin nën “hijen” e produkteve të importuara. Konsumimi i produkteve, “Made in Kosova”, në tregun vendor, me gjithë faktin që ka shënuar rritje viteve të fundit, vazhdon të mbetet i ulët.
Mustafa nga Klubi i Prodhuesve ka ftuar qeverinë që të përkushtohet më shumë për zhvillim ekonomik të vendit.
“Kjo mbetet në duar të qeverisë, ku ne ftojmë që të kemi takime sy më sy me qeverinë dhe t’i diskutojmë të gjitha problemet, sepse tashmë gjendja me Marrëveshjen e Ohrit përfundon, dhe duhet të kalojmë në sferën ekonomike dhe t’i përkushtohemi zhvillimit ekonomik të vendit, kryesisht me fokus bujqësinë dhe prodhimtarinë, si forca të vetme të zhvillimit ekonomik të vendit”, tha ai.
Produktet, të cilat importohen nga vendet e rajonit dhe më gjerë, vazhdojnë të dominojnë në tregun e Kosovës dhe të konsumohen në masë të madhe nga qytetarët.
Ndërkohë, vendi ynë vazhdon të ketë një deficit të lartë tregtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht