Problemet me transportin e nxënësve në Tetovë nuk kanë përfunduar (Video)

Rreth 6000 nxënës të rrethinës së Tetovës që mësojnë në shkollat e mesme të këtij qyteti nga e mërkura rrezikojnë të ngelen përsëri pa transport. Zgjidhja e cila u arrit javë më parë me të cilën ju dha fund bojkotit dhe protestave të nxënësve ka qenë e përkohshme dhe në kurriz të transportuesve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këta të fundit konfirmojnë ekskluzivisht për Televizionin Shenja se për 20 ditë kanë transportuar nxënësit më shpenzimet e tyre dhe pa asnjë mbulesë, por nga kompania “Nerashti Kompani” thonë se kjo nuk mund të zgjasë më shumë pasi ata nuk kanë asnjë mbulesë, as kompenzim në para e as kontrata që do t’u jepnin garanca për mbulimin e shpenzimeve.
Neshat Ismaili, drejtues i kompanisë “Nerashti Kompani” thotë se herën e fundit kishin premtime nga Komuna e Tetovës së do të gjindet në zgjidhje shumë shpejt, por deri më sot nuk ka asnjë përparim në këtë temë. Ai thotë se për më shumë se një javë kanë marë përsipër vetë transportin me qëllim që të mos i lënë nxënësit pa mësim, por siç shpjegon ai kjo situatë i rëndon dhe nuk mund të zgjasë edhe gjatë.
“Gjendja momentale është se nuk kemi mbulesë, nuk kemi marrëveshje të nënshkruar, por kemi marrëveshje gojarisht. Po ashtu, mbulesë për transportin nuk kemi ende. Jemi në pritje e sipër. Sot kemi pasur një takim. Nëse do arrihet diçka, transport do të ketë, nëse nuk arrihet, nga e mërkura nuk do të ketë transport për nxënësit”, ka deklaruar Neshat Ismaili, “Nerasht Company”.
Ismaili thotë se shpallja e fundit për transport të nxënësve ishte shpallur i pavlefshëm dhe ligjërisht rrezikojnë që shpalljen e fundit ta presin deri në dhjetor. Deri në këtë ata duhet që të transportojnë nxënësit pa kompensim dhe pa asnjë mbulesë me kontratë që do t’u siguronte marrjen parave.
Nga “Nerashti kompani” konfirmojnë se Komuna ju ka ngelur pa paguar edhe një shumë të konsiderueshme nga kontrata e vjetër dhe transporti i deritanishëm i nxënësve, por sipas transportuesve problem edhe më i madh se ky mbetet periudha në vazhdim kur ata duhet të transportojnë nxënësit pa asnjë marrëveshje me çka rrezikojnë të mos marrin asnjë qindarkë për këtë shërbim.
“Kanë mosmarrëveshje komunë- ministri. Presim njëfarë pëlqimi nga ana e ministrisë. Nëse ata kthejnë përgjigje pozitive për kërkesën që ka bërë komuna ndaj ministrës atëherë do të ketë ndonjë marrëveshje që ne mbulohemi me transportin, përndryshe nuk jemi të mbuluar financiarisht” , tha më tej ai.
Përndryshe, transporti i nxënësve të shkollave të mesme në Maqedoni ligjërisht është falas dhe mbulohet nga buxheti shtetëror. Mjetet i transferohen si bllok dotacione Komunës, e cila më pas duhet të paguajë kontraktuesit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja