Në sferën e problematikave që po marrin rëndësi dita-ditës tek kafshët e shoqërimit, janë problemet e riprodhimit. Problemet fillojnë që nga ato të “lehta”, si p.sh., mosardhja në afsh (cikli), e deri tek ato më kërcënuese për shëndetin e qenit, p.sh. piometra te qentë femra, etj.
Endri Haxhiraj,
Mjek veteriner
Infertiliteti (mosmbarsja)
Mungesa e fertilizimit është një moment që duhet vlerësuar me objektivitet. Në radhë të parë mund të ndodhë që qentë të mos mbarsen, sepse çiftëzimi nuk është kryer në momentin e përshtatshëm të ovulacionit tek femra. Së dyti, papjekuria seksuale, mbipesha, nënpesha trupore, mungesat ushqimore, mund të jenë të tjerë faktorë kundërshtues të fekondimit.
Shkaqet patologjike që mund të çojnë në infertilitet janë keqformimet e organeve riprodhuese, cikël i çrregullt tek femra, spermë jo cilësorë e qenit mashkull, sterilitet si rrjedhojë e mjekimit ose e sëmundjeve, etj.
Pseudobarrsëria
Kjo gjendje ndodh në qentë femra, të cilat pandehin dhe sillen sikur të ishin të mbarsura. Kjo gjendje ndikohet nga disa faktorë për t’u shfaqur siç janë:
* Mosndërzimi gjatë sezonit.
* Vdekja e fetusëve në fillim të barrës dhe thithja e tyre nga mitra.
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme tek qentë
Ka disa sëmundje që transmetohen në mënyrë seksuale edhe tek qentë, siç janë:
* Herpes virusi Kanin (CHV), Bruceloza e qenve dhe Granulomat veneriane
* Niveli i çrregullt i hormoneve, etj.
* Aborti. Ka disa faktorë që mund të shkaktojnë abort, ku përfshihen: çrregullimet hormonale, infeksionet e organeve të riprodhimit, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, parazitët e brendshëm, helmimet, etj.
Piometra
Qentë femra të vjetra, të pasterilizuara, veçanërisht ato të cilat nuk kanë pjellë, kanë mundësi më të lartë për t’u prekur nga infeksioni i mitrës mbas sezonit (ciklit).
Gjatë oestrusit, kur cerviksi (qafa e mitrës), është i hapur, bakteret kalojnë në mitër dhe kur cerviksi mbyllet mbas hyrjes së tyre, zhvillohet një infeksion i mbyllur me qelb, pra piometra. Kjo është shumë toksike, e rrezikshme dhe e vështirë për t’u diagnostikuar.
Nëse qeni juaj ka qenë në afsh dhe tani organi gjenital është çngjyrosur në ndonjë mënyrë, duhet të konsultoheni me mjekun.
Momentet gjatë pjelljes kur duhet t’i drejtoheni mjekut veteriner
Ka disa momente gjatë pjelljes së qenit femër, të cilat nuk duhen neglizhuar në asnjë mënyrë. Në të tilla momente, prania dhe ndihma e mjekut është me shumë vlerë.
Raste të tilla janë kur qeni femër:
* Nuk jep shenja të pjelljes edhe pas ditës së 66-të të barrës.
* Nuk pjell edhe pas 24 orësh pas uljes së temperaturës në 37,8°C.
* Nuk pjell edhe pas daljes së cipës së parë ujore (placentës).
* Ka pjellë vetëm 1 këlysh edhe pas 45 minuta kontraktimesh.
* Ka pjellë, por edhe pas 3 orësh duket se ai ka këlyshë të tjerë në mitër.
* Ka rrjedhje me erë të keqe dhe me ngjyrë kafe (ose të verdhë) dhe nëna është e dobët dhe letargjike.
* Kur qeni nënë gulçon me intensitet që rritet edhe pas pjelljes.
Prolapsi vaginal
Kjo patologji konsiston në daljen jashtë të një pjese të organit seksual femëror. Masa që varet jashtë është e kuqe, ndoshta edhe me gjak, dhe ka formën e një tullumbaceje të vogël.
Shkaqet që çojnë në këtë patologji janë: krijimi i masave të forta në rektum (pjesa fundore para anusit), ngecja bisht më bisht gjatë ndërzimit dhe ndarja me dhunë e qenve, etj.
Mastiti
Mastiti është inflamacioni i gjirit të qenit femër dhe ndodh kryesisht pas pjelljes. Kjo patologji shkaktohet nga infeksionet bakteriale. Shenjat janë në varësi të fazave të zhvillimit të sëmundjes dhe përfshijnë: nxehjen dhe ënjtjen e rajonit të gjirit, letargji, nuk lë këlyshët të pinë qumësht.
Kjo gjendje kërkon vëmendje mjekësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Truk për pastrimin e xhamit dhe rrjetës së furrës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?