Avokatët e Alec Baldwin kanë apeluar që të anulohet padia e dytë kundër aktorit për vrasjen fatale të kinematografes, Halyna Hutchins.
Të shtënat fatale ndodhën në xhirimet e filmit “Rust”, në një vendndodhje në Santa Fe, New Mexico, në nëntor.
Padia, e ngritur nga Mamie Mitchell, pretendon se aktori qëlloi me armë kur ajo nuk kërkohej në skenarin e Western.
“Asgjë në lidhje me pretendimet e paditësit nuk sugjeron se ndonjë nga të pandehurit, përfshirë edhe Baldwin, synonte që arma të ishte e mbushur me municion të vërtetë”, thanë avokatët, në dokumentet e shpërndara nga mediet amerikane.
“Mungesa e akuzave të tilla sigurisht që ka kuptim sepse incidenti me sa duket i paprecedentë në industrinë e filmave”.
Parashtresat u bënë në Gjykatën e Lartë të Los Angeles më 24 janar, sipas dokumenteve të marra.
Ai po përballet gjithashtu me një tjetër padi të ngritur nga shefi i ndriçimit të filmit, Serge Svetnoy.
Ditë më parë, 63-vjeçari u padit për shpifje edhe nga motrat dhe e dashura e një marinsi të vrarë gjatë tërheqjes katastrofike nga Afganistani.
Në ngjarjen tragjike në “Rust”, i plagosur mbeti edhe regjisori Joel Souza. /Telegrafi/