Përfundoi seanca e parë e hapjes së gjykimit kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), proces ky i cili pritet të zgjasë disa vjet.
Hulumtuesi nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Amer Alija, i cili e monitoroi prej afër seancën e sotme tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar foli më shumë për strukturën organizative të UÇK-së dhe pretendimet e kësaj zyre, të ngritura në aktakuzë.
Ai pret që ky proces gjyqësor të zgjasë tri apo katër vjet.
“Shqyrtimi kryesor ka me qenë i gjatë, sigurisht ndoshta tre ose katër vite do të zgjasë procesi për arsye se është një numër shumë i lartë i dëshmitarëve i propozuar nga prokuroria, diku më shumë se 300 dëshmitarë prokuroria i ka propozuar dhe nëse një dëshmitar dëgjohet mesatarisht një ditë, pastaj i kemi edhe palët tjera që kanë të drejtë me marrë në pyetje, atëherë mund të zgjasë ky proces”, tha ai për KP.
Sipas tij, edhe vetë trupi gjykues e ka të vështirë te parashikojë kohëzgjatjen e gjykimit për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve të prokurorisë, që janë mbi 300 sosh.
Alija u shpreh se edhe në këtë proces gjyqësor pritet të ketë seanca të redaktuara e të mbyllura, kjo për shkak të dëshmitarëve, të cilëve u mbrohet identiteti.
“Aty ku kemi dëshmitarë anonim dhe të cilët kanë shprehur dëshirë që deklarata e tyre të mos dëgjohet në publik, ato pjesë do të redaktohen për monitorues dhe publikun, ashtu siç ka ndodhur në rastin kundër Salih Mustafës. Por, mos të harrojmë që palët në procedurë nuk kanë redaktime gjatë gjykimit, pra mbrojtja dhe prokuroria ata do të kenë qasje të plotë”, tha ai.
Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dolën sot para trupit gjykues dhe u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, me të cilën i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar e që lidhen me krime lufte. Aktakuza ndaj tyre është komfirmuar në vitin 2020, ndërsa ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të atij viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akuzat e LSDM-së dhe BDI-së, MMJPH: Jemi të hapur për hetime

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri