Disa banorë të Rrugës “Uran Ajeti” në Prishtinë janë ankuar se kanë probleme të vazhdueshme me rrjetin e kanalizimit, i cili lidh edhe në Rrugën “Muharrem Fejza”.
Banorët thanë për Telegrafin se përreth gjashtë muaj ankesat e tyre i kanë adresuar tek KRU “Prishtina” si dhe në komunë, mirëpo siç thonë ata asgjë nuk është bërë në lidhje me këtë shqetësim dhe problem të tyre.
“Kemi problem me kanalizimin që 5-6 muaj. E kemi njoftuar qysh atëherë komunën edhe ujësjellësin edhe s’kanë ofru asnjë zgjidhje. Kanalizimi po arrin deri te rruga B. Po kundërmon edhe s’po durohet era”, ka thënë ata për Telegrafin.
Telegrafi ka kontaktuar zëdhënësen e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku e cila deklaroi se gypi i këtij kanalizimi është i dëmtuar për shkak të peshave të rënda dhe pozicioni i tij siç tha ajo është shumë i cekët.
Sipas Mjekut, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit në atë rrugë kanë intervenuar disa herë.
“Në rrugën ‘Uran Ajeti’, gypi i kanalizimit është shumë i dëmtuar për shkak të peshave të rënda dhe pozicioni i tij është shumë i cekët, andaj edhe është dëmtuar më me lehtësi. Me këtë rast, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit në atë rrugë kanë intervenuar me dhjetëra e dhjetëra herë, saqë çdo të dytën ditë ekipet janë aty, por intervenimet e tilla janë të përkohshme, mos me thënë ditore, derisa kemi të bëjmë me ndrydhje të gypit”, ka thënë ajo.
Zëdhënësja Mjeku po ashtu sqaroi se Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, në marrëveshje me komunën kanë realizuar ndërrimin e një segmenti të gypit të kanalizimit i cili ka qenë urgjencë për shkak të dëmtimit më të madh.
Por, siç sqaroi tutje ajo Komuna e Prishtinës ka mbetur që të merret komplet me ndërrimin e rrjetit të kanalizimit, për të cilën tha se ka informacione që do të ndodh shumë shpejt.
“Në marrëveshje me komunën e Prishtinës, ne kemi realizuar ndrrimin e një segmenti të gypit të kanalizimit i cili ka qenë urgjencë për shkak të dëmtimit më të madh. Ka mbetë që aty, komuna e Prishtinës të merret me komplet ndrrimin e rrjetit të kanalizimit dhe sipas informacioneve që kemi ata shumë shpejtë do të merren me këtë problem që po i shqetëson banorët”, ka thënë Mjeku për Telegrafin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës