Se shqiptarët janë të apasionuar pas veturave luksoze kjo nuk është më risi.

Zakonisht veturat më të bukura i shikojmë në rrugët e Prishtinës, pasi ata që i posedojnë bëjnë xhiro në kryeqytet.


Veturat e tilla janë të rralla pasi çmimi i tyre është vështirë i arritshëm për pjesë të madhe të qytetarëve, të cilët modelet e tilla zakonisht i shikojnë në filma, në internet apo në qytetet e mëdha evropiane.

Por, në vitet e fundit edhe në qytetet e Kosovës është shtuar numri i veturave superluksoze dhe kjo është një tregues se ekonomia e një pjese të caktuar të shoqërisë është në rritje.

Në ditët e fundit në Prishtinë kanë bërë xhiro vetura, si Lamborghini Huracan apo Mercedes-Benz AMG GT, çmimi i të parit sillet rreth 200 mijë euro, ndërsa i të dytit rreth 150 mijë euro. /Telegrafi/

Lamborghini në Prishinë Lamborghini në Prishtinë

Lamborghini në Prishinë Lamborghini në Prishtinë

Lamborghini në Prishinë Lamborghini në Prishtinë

Mercedesi në Prishinë Mercedesi në Prishtinë

amg-gt_3

maxresdefault

2015-Lamborghini-Huracan8

21f21964b05245778bbb73ce3214646c