LAJMI I FUNDIT:

Prishtina shokon të gjithë në Prizren, titulli i kampionit vendoset në javën e fundit në duelin direkt ndaj Dritës

Prishtina shokon të gjithë në Prizren, titulli i kampionit vendoset në javën e fundit në duelin direkt ndaj Dritës

Prishtina ka shokuar të gjithë me fitoren e arritur në minutën e fundit ndaj Lirisë në Prizren me golin e Mërgim Pefqelit, fitore kjo që ja mundëson Prishtinës që të kërkojë titullin e kampionit në javën e fundit në duelin direkt ndaj Dritës që kryeqytetasit e zhvillojnë në cilësinë e vendasit.

Në një mot me diell dhe atmosfer të mirë, stadiumi i Prizrenit ishte mbushur nga tifozë mysafirë.

“Plisat” krijuan atmosferë impozante në udhëtimin e tyre vendimtar drejt rrugëtimit për titull.


Sfida filloi me intensitet të lartë, ku beteja ishte e përqëndruar kryesisht në mesfushë.

Prishtina tentoi të nxirrte përpara sulmuesit, por mbrojtja e Lirisë u tregua e vëmendshme.

Rastin më të mirë e pati Liria, ku pas një harkimi nga këndi në një situatë brenda zonës skuadra prizrenase arriti të qëllonte tranzversalen.

Pa gola përfundoi pjesa e parë e këtij takimi, kurse ndeshje e mirë u zhvillua në pjesën e dytë.

Prishtina mori në dorë lojën duke dominuar plotësisht.

Basit Khalid në minutën e 87-të kishte rastin më të mirë, kur përballë portierit Edvan Bakaj dështoi të realizonte golin e fitores.

Kur të gjithë menduan se Prishtina është e përfunduar për këtë sezon dhe festa po bëhej gati në Gjilan, në skenë u shfaq Mërgim Pefqeli i cili shokoi të gjithë në minutën e fundit me golin e tij me kokë për të realizuar gol për 1-0 dhe gëzimin e tifozëve në stadium.

Me këtë barazim Prishtina ka 63 pikë në vendin e dytë, tri pikë më pak se Drita që mposhti Trepçën 89 në Gjilan. Një javë para përfundimit të sezonit, Drita nuk arrin të shpallet kampione e Superligës së Kosovës në futboll dhe ndeshja e fundit direkte mes dy skuadrave do të vendosë se kush do të jetë kampion.

Prishtinës i duhet një fitore me dy gola epërsi në duelin direkt ku është në cilësinë e vendasit dhe ku ende nuk është caktuar ku zhvilliohet ndeshja e fundit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori