LAJMI I FUNDIT:

Prishtina merr fitoren e radhës, mposht Golden Eagle Yllin

Prishtina merr fitoren e radhës, mposht Golden Eagle Yllin

Në një ndeshje interesante dhe me kthesa, Sigal Prishtina ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 99:74 (24:12, 26:23, 18:21, 31:18).

Pas një fillimi të barabartë, prishtinasit filluan të shkëputen dhe e fituan çerekun e parë bindshëm, 24:12. Periudha e dytë ishte më e barabartë, sidoqoftë, vendasit e kontrolluan lojën dhe shkuan në pushim me shifrat 50:35.

Bardhekaltrit e filluan furishëm pjesën e dytë, dhe të inspiruar nga Dardan Berisha arrijnë epërsi prej 25 pikësh, 66:41, por kundërpërgjigja e Yllit nuk vonoi, k Gëzim Morina ishte lider, duke shkrirë epërsinë në 68:56, sa ishte rezultati pas 30 minutash.


Mysafirët ngushtuan edhe më shumë epërsinë në 70:62, por Prishtina nuk lejoi përmbysjen e madhe dhe sërish u shkëput në 78:62, e më pas triumfoi në fund me rezultat 99:74.

Më i miri i ndeshjes ishte Dardan Berisha me 25 pikë. Tani prishtinasit kanë dy fitore e një humbje, kurse therandasit një fitore e dy humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

La Liga
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Ndërkombëtare
Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Ndërkombëtare
Kalo në kategori