LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mbushet me flamuj të Kosovës për Ditën e Pavarësisë

Prishtina mbushet me flamuj të Kosovës për Ditën e Pavarësisë

Një ditë para festës së Pavarësisë së Kosovës, sheshet në Prishtinë mbushen me flamuj.

Telegrafi ju sjell disa fotografi të shesheve në Prishtinë, ku shihen flamujt e Kosovës.

Të mërkurën më 17 shkurt 2021, Kosova shënon 13 vjetorin e pavarësisë.


Për nderë të kësaj dite, janë paraparë një varg aktivitetesh që janë organizuar nga institucionet në vend.

Aktivitetet shtetërorë nisin në orën 08:00 me ngritjen e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së.

Pas kësaj në orën 09:00 do të kryhen homazhe te varri i Presidentit Rugova. Homazhe do të ketë edhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Ndërkaq pritja shtetërore për 13 vjetorin e pavarësisë do të mbahet në orën 18:00 dhe organizohet nën patronatin e u.d Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar. /Telegrafi/

Sheshet në Prishtinë-Flamuj të Kosovës
Sheshet në Prishtinë-Flamuj të Kosovës
Sheshet në Prishtinë-Flamuj të Kosovës

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori