Komunikimi përmes artit publik apo “artit të rrugës”
Gjithçka filloi me shkrimet e para në mure të quajtura hieroglife në Egjiptin e lashtë të cilat datojnë qysh nga shekulli i katërt para Krishtit. Që atë herë muret kanë luajtur rolin e pëlhurës, duke bartur mesazhe përmes simboleve dhe fjalëve.
Me kalimin e kohës, arti në mure është bërë një mënyrë për të shprehur shqetësimet e njerëzve. Mbishkrimet e ndryshme dhe muralet pasqyrojnë krizën, zemërimin, por edhe shpresat e njerëzve, veçanërisht në vendet të cilat kanë kaluar në faza tranzicioni pas një kohe të vështirë lufte.
Në Kosovë arti është treguar më i fortë sesa lufta. Artistët e rinj e shohin artin publik si një formë të shprehjes së vetes, formë e komunikimit të mesazheve të caktuara dhe gjithashtu një formë e artit revolucionar i cili nuk ka rregulla dhe njëkohësisht luan një rol të rëndësishëm në shoqëri.
Një histori e shkurtër e Kosovës së pasluftës
Në vitet kur Kosova ishte nën administrim të Serbisë, ata i morën qytetarëve të Kosovës pothuajse të gjitha të drejtat. Një ndër fatkeqësitë e shumta të luftës ishte edhe fakti që serbët morën përsipër institucionet kulturore-arsimore, duke bërë kështu që të ketë ngecje të mëdha në zhvillimin e tyre.
Që nga fundi i luftës me Serbinë në vitin 1999, Kosova ka pësuar shumë ndryshime. Në shumë aspekte Kosova po përballet akoma me vështirësitë e një vendi në tranzicion, njëjtë si shumë vende të tjera në botë që kanë kaluar nëpër luftëra dhe situata të ngjashme.
Arti ka qenë gjithmonë një mënyrë e mirë për artistët që të shprehin ndjenjat dhe talentin e tyre dhe në të njëjtën kohë të përfaqësojnë vendin në një mënyrë kreative. Megjithatë, kushtet e vështira dhe zhvillimet e pasluftës kanë pasur ndikim në zhvillimin e artit në përgjithësi në Kosovë.
Arti publik
Arti publik është art vizual i krijuar në vende publike. Veprat e këtij lloji të artit zakonisht janë jashtë kufijve dhe kontekstit tradicional të artit.
Në vitet e fundit, arti publik i është nënshtruar një transformimi sa i përket opinionit publik, duke u bërë kështu shprehje shoqërisht e pranueshme, e respektuar dhe kjo për faktin se arti modern i rrugës ka aftësinë që përmes vizatimeve të mahnitshme dhe detajeve të kthejë çdo mur ose objekt sado i vjetër dhe i shëmtuar që të jetë në një vepër e mahnitshme artistike, e cila mund të bartë edhe mesazhe të rëndësishme.
Veprat e artit publik janë një pikë e rëndësishme e një vendi sepse përveç që i kthejnë bukurinë lagjeve apo vendit ku janë pikturuar, ato gjithashtu tërheqin vëmendjen e banorëve dhe turistëve.
Arti publik në Kosovën e pasluftës
Gjatë pushtimit serb, mundësia e shprehjes përmes artit ka qenë pothuajse e pamundur e sidomos përmes artit publik. Si një vend me probleme të panumërta politike dhe ekonomike, deri në vitin 2005 Kosova nuk ka pasur ndonjë zhvillim të madh në art, e sidomos në atë publik.
Parullat e protestave dhe komentet politike ose sociale kanë qenë ndër grafitet e para në muret publike në Kosovën e pasluftës. Situata e paqëndrueshme politike ka ndikuar që në Kosovën e pasluftës të shfaqen disa prej grafikave të para, të cilat kanë përcjellë mesazhe politike e që mund të gjenden akoma edhe në ditët e sotme.
Gjatë vitit 2005 është krijuar një prej grafitave më të njohura politike e cila ka qenë virale në të gjithë vendin. “Jo negociata Vetëvendosje” ka qenë një prej fushatave më të njohura politike përmes grafitave.
Me kalimin e kohës shumë artistë filluan të përdorin veprat e tyre artistike për të ngritur çështje sociale, ekonomike dhe politike në Kosovën e pasluftës dhe pas periudhës së shpalljes së pavarësisë, arti publik filloi të ketë zhvillimet më të mëdha. Megjithatë grafitet me mesazhe politike ishin vetëm fillimi i asaj e cila më vonë u shndërrua në një art të mirëfilltë dhe kreativ të “rrugës”.
Arti publik sot në Kosovë
Këtij lloji të artit në fillim nuk i është dhënë vëmendja e merituar, mirëpo me kalimin e kohës në Kosovë kryesisht në Prishtinë ka pasur përmirësime të shumta. Artistët e rinj përmes artit kanë arritur të shprehin jo vetëm krijimtarinë e tyre, por edhe mesazhe të rëndësishme për shoqërinë.
Një numër i madh artistësh kosovarë, me punën e tyre të mahnitshme i kanë dhënë kryeqytetit një pamje krejtësisht tjetër, shumëngjyrëshe dhe plot jetë, duke e bërë kështu që Prishtina të njihet si “Kryeqyteti i artit publik”.


Shembull i mirë është “Q’art” ose Qendra e Zhvillimit të Artit, e cila ka organizuar festivale mjaft të suksesshme kushtuar artit. Kjo organizatë e cila ka arritur të ketë edhe mbështetjen e komunës së Prishtinës, synon ofrimin e një platforme për artistët e rinj që të fillojnë të ndërhyjnë në hapësira publike, në mënyrë që t’i pasurojnë ato dhe në të njëjtën kohë të sigurojnë një platformë për komunikim përmes artit.
Gjatë vitit 2017 Q’art kanë organizuar festivalin “Meeting of Styles” në Prishtinë, festival ky i cili ka pasur rezultate të mahnitshme, ndërsa gjatë vitit 2018 pritet edhe organizimi tjetër i ngjashëm, i cili do të bashkojë një numër të madh të artistëve për të punuar së bashku, në mënyrë që kryeqytetit mos t’i mungojë pamja shumëngjyrëshe dhe në të njëjtën kohë të reflektojë pozitivitetin e rinisë kosovare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Nesër, promovohet libri “GALERIA DODONA” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa