Java e 22 – 29 prill do e kthejë kryeqytetin kosovar, Prishtinën, në një hapësirë të madhe feste të kinemasë, ku do shfaqen mbi 70 premiera të filmave më të rinj.
Sponsor i këtij aktiviteti është edhe Telegrafi, i cili do të mbaj të informuar rreth ngjarjes krysore kulturore në Prishtinë.
Prishtina International Film Festival hap siparin e saj pikërisht këtë të premte në mbrëmjen e 22 prillit. Ceremonia nis në orën 20.30 në sheshin Zahir Pajaziti.
Të ftuarit së bashku me kalimtarët e rastit, publikun dhe këdo që ka dashuri për kinemanë do të ftohen të zënë vendet në Kinemanë e Hapur të PriFest pasi në orën 21.00 do projektohet “Mediterranea”, filmi i cili starton këtë edicion të tetë. Projeksioni I filmit është falas për të gjithë.
I ftuar special në ceremoni është dhe aktori kryesor i këtij filmi, Alassane Sy, i cili vjen për here të parë në Prishtinë falë PriFest dhe do të prezantojë filmin në hapje si dhe do të ketë konferencën për shtyp nesër me 23 prill në orën 11.00 te pllatoja pranë Sallës së Kuqe (ish Boro Ramizi) ku do të jetë edhe sheshi I improvizuar I festivalit (Festival Square) së bashku me tapetin e kuq tradicional të këtij festivali.
Përveç ceremonisë së hapjes, e gjithë java do jetë e mbushur me programe, workshop-e, seminare dhe takime me ekspertë të filmit , shumë prej të cilëve janë profesionistë të nominuar për çmime si Oscar e shumë vlerësime të tjera të rëndësishme kinematografike.
Të gjitha këtyre i shtohen edhe festat e shumta çdo natë në vendet më cool të qytetit.
Hapësirat e festivalit gjatë një jave janë:
– Sheshi Zahir Pajaziti për shfaqjet e filmit falas nga ora 20.00h dhe 22.00h çdo mbrëmje (ne rast shiu, filmat e paraparë për tu shfaqur këtu do të shfaqen në Sheshin 21, hapësirë e brendshme)
– Salla e Kuqe dhe salla Atelie në katin e lartë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) ku do të mbahen projeksionet e filmit pasdite, duke filluar nga ora 18.00, 20.00, 22.00 gjegjësisht 19.00, 21.00 në sallën Atelie. Ndërkohe në hapësirën para derës së sallës së kuqe në tapetin e kuq do të vendoset hapësira për media dhe konferenca për shtyp që do të mbahen çdo ditë nga ora 11.00 – 13.00
– Salla e Amfiteatrit të American School of Kosova në katin poshtë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) ku do t në katin e lartë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) shfaqen filmat nga ora 15.00 pasdite si dhe disa debate që fillojnë nga e hëna e deri të premten.
– Sheshi 21 ku duke filluar nga nesër me 23 prill e deri me 27 prill do të jetë një program I ngjeshur me shumë prezantime ekspertësh, diskutime, takime profesionistësh të filmit. Në këtë hapësirë në datën 28 prill do të shfaqen edhe një pjesë e programit të rregullt të filmave që do të zhvendosen nga salla e kuqe.
– Hapësirë tjetër është edhe Hotel Viktori dhe Swiss Diamond Hotel ku do të mbahen workshope dhe trajnime të mbyllura për pjesëmarrësit me projekte filmi.
Të gjithë filmat do të jenë gratis/falas për studentët dhe pensionistët nga mosha 65 e tutje. Për të tjerët në shitje është kartela JAVORE që kushton 10€ dhe me te mund të shihen të gjithë filmat në festival, ndërkohë që bileta individuale për një film kushton 3€. Shitja e biletave fillon nga sot në orën 12.00h dhe biletat mund të blihen çdo ditë te Salla e Kuqe. Programi I filmave mund të shkarkohet nga faqja e internetit të PriFest www.prifest.org si dhe në Facebook ku do të reklamohen edhe të gjithë filmat e programit. Filmat promovohen edhe në partnerët medial të festivalit, televizionet, portalet, radio etj. /rtklive/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës