Sheshet e Prishtinës sot nuk janë të zakonshme. Numër i madh i fëmijëve, të veshur me ngjyra e të dekoruar po marrin pjesë në aktivitetet e organizuara për shënimin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve. Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh për sot, ku janë bashkuar Policia e Kosovës dhe kompani të ndryshme.
Toska Hajrullahu sot po ndjehet si një pjesëtare e Policisë së Kosovës.
Për të parën herë ajo ka veshur uniformën e PK-së dhe po parakalon bashkë me “kolegët”, duke respektuar të gjitha procedurat e një paraqitjeje të tillë.
“Sot është 1 Qershori dhe jemi këtu në sheshin e vendit, ne jemi veshur si polic për të simbolizuar të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen për fëmijët nga policët…Më duket interesant se kurrë nuk jam veshur kështu dhe shumica e fëmijëve në këtë paradë janë veshur kështu”, thotë ajo.
“Pjesëtarëve” të rinj të Policisë së Kosovës u prijnë dy policë me motorë, ndërkohë aty pranë janë disa të tjerë nga Policia në Bashkësi dhe Preventive të cilët po shpërndanin fletushka me informacione për Policimin në Bashkësi.
Qëllimi i PK-së është të njoftojë qytetarët, dhe fëmijët, për Policimin në Bashkësi që nënkupton bashkëpunim me qytetarë me qëllim të identifikimit të problemeve, adresimit të tyre dhe zgjidhjen e problemeve së bashku, me bashkësinë apo qytetarët.
Fëmijët po shprehen shumë të kënaqur me aktivitetet që po zhvillohen.
Melisa Shurdhi thotë është veshur me balona dhe se po ndjehet tejet mirë sot.
“Shumë mirë krejt kemi vesh balona, kemi bërë organizime, muzikë, shumë mirë është jemi duke u kënaq shumë”, thotë ajo.
Era Gashi thotë se shëtitja nëpër sheshet e Prishtinës, të veshur sipas dëshirës së tyre, i ka bërë të ndjehen shumë mirë.
“Sot ishte një ditë shumë e gëzueshme për të gjithë ne, ishte një organizim shumë i bukur për 1 Qershorin Ditën e Fëmijëve, të gjithë jemi veshur me kostume të ndryshme. Ka qenë një shëtitje shumë e bukur me të gjithë këta fëmijë, dhe dekorime të ndryshme”, thotë ajo.
Parada i ka lënë përshtypje edhe një fëmije tjetër, që thotë se për herë të parë po merr pjesë në një organizim të tillë.
“Sot kemi dalë me një paradë shumë të bukur, më ka pëlqyer, është hera e parë në jetën time, jam gëzuar shumë”, thotë Tios Kita.
Ndërsa Sara Gashi, e veshur si një zog, thotë se është shumë e lumtur sot në Ditën e Fëmijëve.
“Unë sot jam vesh sikur zog, tej mase jam kënaq që kam ardhur edhe që jam zgjedh me ardhur këtu”, thotë ajo.
E dikush tjetër kishte zënë një kënd në sheshin “Nënë Tereza”, për të prezantuar një ekspozitë.
Anila Gashi, është vetëm 9-vjeç dhe ka krijuar një ekspozitë. Thotë se e do shumë vizatimin dhe që nga mosha 3 vjeçare përpiqet të krijojë gjëra të tilla.
Ajo vijon mësimet në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.
“Këto i kam punuar gjysmën në kurs, jam edhe në kurs të artit, aty jam që një vit por kam filluar të vizatoj kur i kam pas tre vjet… është Dita e Fëmijëve dhe jam shumë e lumtur të jem këtu”, thotë ajo.
Organizimi i Komunës së Prishtinës “Prishtina këndon dhe vallëzon” që filloi me paradën e fëmijëve, është i pasur me shumë aktivitete të tjera që do të zhvillohen gjatë tërë ditës në qendër të kryeqytetit.
Fëmijët po argëtohen dhe shijojnë performanca të ndryshme, këngë valle dhe programe të tjera artistike të organizuara për ta./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Trajtimi kirurgjik i mbipeshës – ku dallon ngushtimi i lukthit nga bypass-i i stomakut? Flet doktor Krasniqi
Vijon valë e të ftohtit dhe reshjeve të borës, QMK apelon për përgatitje adekuate
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025