Prishtina do të luajë në stadiumin me formë krokodili (Foto+Video)

Yesil Timsahlar - ose “Krokodilat e gjelbër”, kanë qenë duke punuar në Timsah Arena(Arena e Krokodilit) që nga viti 2011, dhe tani thuhet se punimet mund të përfundojnë në fund të këtij viti, raporton ‘koha.net’.
Ky stadium pritet të ketë 45.000 ulëse. Ai do të jetë në formë të një krokodili ku goja e tij do të jetë e hapur me një ekran gjigant, kurse sytë do të kenë disa drita të forta.
Në fund të vitit 2014, Prishtina kishte pritur drejtuesit më të lartë të Bursasportit dhe me këtë rast kishin nënshkruar një protokoll bashkëpunimi ku ekipet u dakorduan edhe për dy ndeshje miqësore.
“Sigurisht se së shpejti do t’i aranzhojmë edhe datat për lojë miqësore, spektakolare, siç ishte ajo ndërmjet Prishtinës e Sivassporit”, kishte thënë atë kohë kryetari i Prishtinës, Remzi Ejupi.
Rajoni i Bursës ka shumë qytetar të cilët janë me prejardhje shqiptare, dhe me këtë rast kryetari i Bursaspor, Rexhep Bulukbashi, ka thënë se ndjehet krenar që mund të ndihmojë dhe gjendet pranë vëllezërve të gjakut të tij duke shpresuar se bashkëpunimi dhe partneriteti ndërmjet dy popujve do të ndihmoj edhe sportin tash e tutje në veçanti.
Bursaspor është themeluar në vitin 1963, ndërsa është njëherë kampione e Turqisë.
Prishtina dhe Bursaspor, sipas marrëveshjes pritet të zhvillojnë dy ndeshje miqësore vajte-ardhje, dhe me ndërtimin e stadiumit të ri Prishtina mund ta shijojë “magjinë” e tij. /Telegrafi/

















































