Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë dy herë në javë direkt në Amsterdam, pasi që sot në Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, është përuruar fluturimi i parë.
Levent Kaylaj, drejtori i operimeve në Aeroportin Ndërkombëtare të Prishtinës, u shpreh i lumtur që po hapin porta të reja fluturimit.
Ai tha se kjo linjë është e rëndësishme që të rriten dhe ruhet marrëdhëniet Kosovë-Holandë.
“Ky është fluturimi ynë i parë direkt nga Prishtina në Amsterdam. Jemi shumë të lumtur që hapim porta të reja dhe po planifikojmë të rritemi më shumë. Kjo është shumë e rëndësishme për ne që marrëdhëniet mes Holandës dhe Kosovës të rriten dhe të ruhen të gjitha marrëdhëniet e mira. Jemi shumë të lumtur që hapim fluturimin direkt.
Do të jenë dy fluturime në javë, të hënën dhe të enjten, fluturimi sezonal, do të vazhdojë njësoj. Shpresojmë që të gjithë qytetarët tanë kosovarë dhe qytetarët holandezë të përfitojnë nga ky fluturim”, theksoi drejtori i operimeve në aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari”.
Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Karin Boven fillimin e udhëtimeve direkte Prishtinë-Amsterdam i konsideroi moment të madh dhe të mirë për marrëdhënie dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës.
Mundësia e fluturimeve nga Kosova drejt Amsterdamit dhe anasjelltas është mirëpritur edhe nga udhëtarët.
Nihal Shehu-Shurdhani e cila po udhëtonte nga Prishtina për në Amsterdam, u shpreh e gëzuar që udhëtimet ë saj me këtë linjë janë bërë më të lehta.
Edhe Naim Sahatçiu e sheh hap pozitiv hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Amsterdam.
Ai thotë se kjo linjë e shkurton edhe udhëtimin e udhëtarve.
Në ceremoninë e përurimit të fluturimit të parë Amsterdam-Prishtinë morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtëm dhe Diasporës të Kosovës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA-ja nis zbatimin e tarifës prej 10 për qind, vlen edhe për Kosovën

Tarifat e Trumpit kanë tronditur tregjet - sa duhet të shqetësohemi?

GP Aviation dhe PrishtinaTicket nisin fluturimin e parë drejt kyeqytetit francez Prishtinë–Paris–Prishtinë

Qeveria shprehet e gatshme për tregti të lirë me SHBA-në

Njoftim me rëndësi për fermerët nga Ministria e Bujqësisë

Evropa përgatitet për tarifat e Trumpit - cili mund të jetë dëmi ekonomik?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Mblodhën mijëra euro për të surprizuar Gjestin në BBVA – Djemtë e Diasporës mashtrohen, organizatori zhduket me paratë

Paralajmëron shefi i NATO-s: Një njeri po ndjek nga afër luftën në Ukrainë, ai është i interesuar se kush do të fitojë në fund

Anisa Veseli kryen me sukses operacionin për skoliozën

CNN rikthen pamjet, momenti kur dyshohet se u përdor arma sonike ndaj protestuesve në Serbi

FIFA mund të shkaktojë skandal para Botërorit 2026 - synon ta rikthejë kombëtaren e përjashtuar