Prindërit e këngëtares Miley Cyrus kanë vendosur t’i ndajnë rrugët pas shumë vitesh së bashku.
Tish Cyrus dhe Billy Ray Cyrus së fundmi kanë thyer heshtjen duke folur për divorcin në një deklaratë për publikun.
“Pas 30 vitesh, pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë kujtimesh, ne kemi vendosur të shkojmë ndaras – jo me trishtim, por me dashuri në zemrat tona”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të çiftit të lëshuar nga një përfaqësues i familjes, shkruan People.

“Ne jemi rritur së bashku, kemi krijuar një familje për të cilën mund të jemi kaq krenarë dhe tani është koha për të krijuar rrugët tona. Ne do të jemi gjithmonë familje dhe do të presim me padurim një përvojë të përbashkët të vazhdueshme dhe të dashur si miq dhe prindër. Ne nuk e kemi marrë këtë vendim lehtë apo shpejt, por me kaq shumë gjëra që po ndodhin në botë, ne donim të siguronim njëfarë qartësie dhe mbylljeje, kështu që ne mund të mbetemi të fokusuar në atë që është e rëndësishme. Me dashuri dhe shpresë… Tish dhe Billy Ray Cyrus”, thuhet tutje në deklaratë.
Të mërkurën e kaluar, Tish, 54 vjeç, bëri kërkesë për divorc në Williamson County, Tennessee pas më shumë se 28 vitesh martesë mbi bazën e “dallimeve të papajtueshme”, sipas dokumenteve të siguruara nga People.

Kjo shënon herën e tretë që çifti ndahet. Tish tha në dokumente se ajo dhe Billy Ray, 60 vjeç, nuk kanë bashkëjetuar për më shumë se dy vjet.
Tish dhe Billy Ray u martuan në vitin 1993 dhe kanë tre fëmijë, vajzat Miley , 29 vjeçe dhe Noah , 22, dhe djalin Braison, 27.

Në vitin 2010, Billy Ray bëri kërkesë për divorc përpara se ta revokonte peticionin më pak se gjashtë muaj më vonë.
“Kam hequr dorë nga divorci. Dua të bashkoj përsëri familjen time”, tha këngëtari i “Achy Breaky Heart” në një intervistë për The Vieë në atë kohë.
Tre vjet më vonë, Tish bëri një tjetër kërkesë divorci në qershor, por ajo dhe Billy Ray më vonë u thanë fansave se ata përmirësuan me sukses marrëdhënien e tyre përmes këshillimit për martesën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

“Familja nuk e përkrahin” – motra e Egli Takos iu kundërpërgjigjet komenteve negative në rrjet

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Martohet për herë të dytë Fero

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan
Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri