Prindër digjitalë? Pesë rregulla për të rifituar komunikimin e humbur me fëmijët
Të gjithë ne i kemi parë “këto” lloj prindërish: ata që e kalojnë kohën me fëmijët e tyre duke folur në smartfon më shumë sesa me ta, ata që i përgjigjen një telefonate ose shkruajnë një sms në mesin e një bisede me fëmijët e tyre, ata që lexojnë lajme “të rëndësishme” ose luajnë me telefon në vend se të lexojnë ose të luajnë së bashku.
Jo vetëm i kemi parë këto prindër, por jemi këta prindër. Nuk duhet të fajësohet shumë kjo gjeneratë.
Në të kaluarën gjenerata të tjera fëmijësh kanë pasur “prindër të pavëmendshëm” dhe kur nuk ekzistonin smartfonët, uleshin në kolltuk duke lexuar gazetën në vend se të luanin me fëmijën ose gjëra të ngjashme.
Tani është fakt që teknologjia bën pjesë në stilin tonë të jetës për të qenë një zakon i pashmangshëm dhe duket që nuk ka shumë për të bërë: në qoftë se ne jemi të pavëmendshëm mesazhi edukativ që jepet nuk mund të jetë vetëm se ai, se pse fëmijët tonë duhet të sillen ndryshe.
Shumë prindër ndoshta nuk e kanë kuptuar gjendjen e një pavarësie digjitale, që janë shoqërues në darkë dhe në momente të tjera më shumë dhe janë të vetmit që i qortojnë fëmijët të jenë vazhdimisht në smartfonët e tyre. Si të kthehemi mbrapsht dhe të rikuperojmë sasinë e lojës, komunikimin dhe bashkëpunimin me fëmijët?
Ja pesë sugjerime për t’u kthyer mbrapsht të propozuara nga Charlene Underhill Miller për blogun amerikan Netnanny:
1. Të krijosh hapësira, vende dhe kohë të pavarura nga teknologjia
Rregulli i parë “social” është që të mos e lësh telefonin në tavolinë, ta lësh jashtë kuzhinës ose nga vendi i shtëpisë që hamë. Gjatë drekës, në mungesë të smartfonit me “tentativat” e tij, mund të rekuperohet me shpejtësi një hapësirë e rëndësishme për të bashkuar gjithë familjen bashkë, pa qenë “të hutuar” nga teknologjia.
Mund të vazhdohet “detox” edhe duke e vënë pajisjen në ‘silent’ gjatë vaktit ose pas darkës. Edhe ta vendosësh telefonin në karikim gjatë natës në mënyrë ‘silent’ është një rregull i mirë.
2. Të bësh ‘silent’ njoftimet
Në këtë epokë të posteve, tweeting, të teksteve, “liking”, është shumë e vështirë të qëndroni të pashqetësuar dhe të fokusuar.
Një mënyrë për t’u mbrojtur është të bësh ‘silent’ njoftimet, në mënyrë që mos t’i shohësh direkt, gjë që “provokon” një përgjigje, por vetëm në disa momente të ditës. “Miqtë” do të mësohen me mënyrën tonë të ngadalshme të reagimit.
3. Ua komunikoni të gjithëve modelin e ri “të shëndetshëm” në raport me mjetet digjitale
Të jesh dëshmitar me fëmijët, të një raporti “të shëndetshëm” më pak të ngulët me teknologjitë e reja është gjëja më e mirë që mund të bëhet. Gjëja e dytë është t’u bëjmë të ditur atyre që na njohin çfarë “tipash” jemi bërë, jo shumë reagues në përgjigje në çdo ‘tweet’ ose ‘wa’ ose ndaj posteve në Facebook. Të jemi ne që udhëheqim veprimet dhe mos të jemi të udhëhequr nga ata.
4. Përdorni fjalën e drejtpërdrejtë në mesazhet me tekst dhe në emoji
I thërrasim fëmijët në tavolinë nëpërmjet whatsap, i shkruajmë partnerit mesazhe emocionale që e meritonin të thuheshin në sy, “luftojmë” mbi një tekst duke pritur një përgjigje ose një emoji që na bën të kuptojmë ndjenjën e tjetrit, përpiqemi t’i edukojmë fëmijët nëpërmjet smartfonëve, në vend të përdorimit të pajisjes për informacion të shpejtë dhe praktik. Jemi në epokën e prindit dixhital dhe (martesës digjitale), të rifitojmë dialektikën me zë dhe intervistën me zë është një rregull i mirë.
5. Lirohuni nga frika e të qenit jo të lidhur
Një nga problemet e kohës tonë, vlen si për të rriturit edhe për fëmijët, është kjo e të qenit të palidhur nga rrjetet sociale, që nuk mund të komunikosh, të humbësh lidhjen wi-fi, që jeni të shfarosur. Quhet teknikisht FOMO, dhe që e pranojmë apo jo, është një sëmundje pak a shumë e rëndë sipas rasteve, që lidhet me varësinë tonë nga mjetet dixhitale.
Të lirohesh nga frika e të qenit e palidhur dhe të krijosh një raport më pak obsesiv dhe të varur me smartfonët, nuk mund të bëjë gjë tjetër, vetëm se mirë. Cila do të ishte shëtitja e radhës me fëmijën tënd? Mund të lindin biseda në darkë në qoftë se telefonat i kemi lënë në ‘silent’ ose jashtë tavolinës.
Si do të ndryshonin marrëdhëniet e tua në qoftë se do të angazhoheshe më shumë në biseda të drejtpërdrejta sesa të jesh skllav i telefonisë celulare?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë
Katër zakone të thjeshta mund të forcojnë çdo lidhje apo martesë
Ivanka Trump zbuloi rutinën e fitnesit me të cilin arriti në formë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian