Princesha e Uellsit, Kate Middleton, është fotografuar duke mbërritur në Pallatin Buckingham për të marrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme.

Fotografitë tregojnë hyrjen e saj të parë publike që nga lajmi i trishtuar se ishte diagnostikuar me kancer dhe kishte kaluar një operacion pesë muaj më parë.


E shoqëruar nga Princi William dhe tre fëmijët e tyre, Kate shfaqet elegante dhe vendosmër në paradën ushtarake vjetore që shënon ditëlindjen e monarkut britanik dhe që zhvillohet me shkëlqim në qendër të Londrës.

kate middleton bbc tout e39a654a60c34b029c777c40b9d5b31c

Kate Middleton tregoi përparimin në trajtimin mjekësor në një njoftim të bërë të premten, duke konfirmuar pjesëmarrjen e saj në festimet për nder të ditëlindjes së Mbretit Charles.

Gjatë muajit mars, ajo zbuloi se ishte duke u trajtuar me kimioterapi për një lloj të paspecifikuar të kancerit, një lajm që solli shqetësim të madh tek publiku dhe admiruesit e saj anembanë botës.

kate gty er 240314 1710436982004 hpMain

Kate u shpreh në një komunikatë: "Po bëj përparim të mirë, por siç e dinë ata që i nënshtrohen kimioterapisë, ka ditë të mira dhe ditë të këqija".

Ajo shtoi se gjendja e saj shëndetësore përballet me disa muaj të tjerë të tretmanit, duke treguar që lufta e saj ende nuk ka përfunduar.

Duke u përgatitur për muaj të tjerë të tretmanit, Kate theksoi se ende nuk e kam kaluar rrezikun, dhe zyrtarët thanë se paraqitja e saj të shtunën nuk nënkupton se ajo i është kthyer plotësisht jetës publike. /Telegrafi/