Prime Travel një emër gjithnjë e më i njohur në industrinë e turizmit, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit ndërkombëtar me hapjen e një zyre të re në Zürich (Urdorf), Zvicër.
Përveç shërbimeve me organizime të udhëtimeve korporative, biletave në të gjithë botën, pushimeve dhe aranazhmaneve që nga vendet e kërkuara tropikale deri tek Turqia, Greqia dhe Shqipëria ky zhvillim shënon një pikë suksesi për kompaninë, duke i lejuar të shërbejë jo vetëm turistëve të huaj që dëshirojnë të vizitojnë Kosovën, por edhe diasporës shqiptare në Zvicër.
Hapja e zyrës në Zürich është një strategji e menduar mirë për të përfituar nga një treg i madh, ku gjysmë milioni banorë janë pjesë e diasporës shqiptare.
Prime Travel synon të krijojë lidhje të ngushta me këtë komunitet, duke ofruar ekskursione dhe vizita që jo vetëm promovojnë turizmin lokal, por gjithashtu ndihmojnë në njohjen më të mirë të kulturës shqiptare dhe mikpritjes sonë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të bashkuar kulturën zvicerane me atë kosovare, duke krijuar një eksperiencë unike për vizitorët.
Prime Travel ka qenë aktiv në tregun e Kosovës për më shumë se dy vite dhe tani ka vendosur të zgjerohet në një nga vendet më të bukura turistike të Evropës.
Kompania ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë turizmin e pushimeve verore dhe dimërore, udhëtimet korporative, pushimet familjare, dhe organizimin e eventeve të mëdha. Në Zvicër, kërkesat më të mëdha vijnë nga segmenti i korporatave dhe kompanive të mëdha që dëshirojnë të ofrojnë udhëtime si shpërblime për punonjësit e tyre.
Një nga qëllimet kryesore të Prime Travel është të sjellë turistë të huaj në Kosovë, duke promovuar vendin si një destinacion tërheqës turistik.
Me sloganin “Trust This Smile”, kompania dëshiron të krijojë një imazh të besueshëm dhe mikpritës për vizitorët e huaj. Duke investuar në infrastrukturë dhe shërbime të reja, Prime Travel synon të rrisë numrin e turistëve që vizitojnë Kosovën, duke ndjekur shembullin e Shqipërisë që ka arritur miliona vizitorë të huaj.
Kompania është themeluar nga dy partnerë me një vizion të përbashkët, tani operon si një biznes i suksesshëm në Zvicër, në nivel të barabartë me biznese të tjera të njohura ndërkombëtarisht. Në të ardhmen, Prime Travel planifikon të dixhitalizojë të gjitha shërbimet e saj, duke e bërë më të lehtë dhe të aksesueshme për klientët planifikimin e udhëtimeve të tyre.
Me një portal të ri inovativ, Prime Travel do të mundësojë aranzhimin e plotë të udhëtimit, nga fluturimi deri te transferi dhe ushqimi, duke ofruar një eksperiencë të plotë dhe profesionale për çdo udhëtar.
Prime Travel fton të gjitha bizneset shqiptare që operojnë në Zvicër të bashkëpunojnë për të sjellë turistë në Kosovë dhe për të promovuar kulturën dhe vlerat tona kombëtare. Ky bashkëpunim do të ndihmojë në krijimin e një ure kulturore mes Zvicrës dhe Kosovës, duke promovuar turizmin dhe duke forcuar lidhjet ndërmjet dy vendeve.
Përmes këtyre përpjekjeve, Prime Travel po krijon një platformë për të ndarë pasurinë kulturore të shqiptarëve me botën dhe për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe të frytshme ekonomike dhe kulturore.
PrimeTravel ju mirëpret pranë zyrës në Prime Tours & Travel GmbH, Grubenstrasse 4 8902 Urdorf, Zurich
Kontakti:
Tel:+41 79 902 16 60
E-mail: smile@primetravelch.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi