Të paktën gjashtë persona përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur në një shpërthim të tubacionit të naftës të shkaktuar nga një prift që ngatërroi benzinën me ujë të shenjtë në Nigeri.

Tymi i zi mund të shihet duke u përhapur në ajër mbi Gloryland Estate në lagjen Isheri Olofin në periferi të Lagos të enjten, transmeton Telegrafi.


"Pastori zgjodhi një bidon, duke besuar se përmbante ujë, duke mos ditur se ishte i mbushur me benzinë", tha Ibrahim Farinloye nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave.

"Në procesin e zbrazjes së bidonit, një qiri i ndezur aty pranë ndezi zjarrin e madh që shkaltoi edhe viktima", i tha Farinloye AFP.

Zjarri u përhap në tubacionet e naftës afër, të cilat shpërthejnë në flakë, shtoi ai.

21872426 7760727 image a 2 1575568457608

21872460 7760727 image a 4 1575568464502

21872462 7760727 image a 3 1575568461466

Kreu i shërbimit të urgjencës shtetërore në Lagos, Femi Oke-Osanyintolu, konfirmoi aksidentin, duke shtuar se operacionet ishin duke u zhvilluar për të shuar flakën e tubacionit.

'Ne po përgjigjemi shpejt për ta shuarur zjarrin. Vetëm një trup është rikuperuar, ndërsa personi tjetër që u plagos po merr mjekim', shtoi ai. /Telegrafi/