Vetura e fundit garuese e zhvilluar për blerësit e serisë GT3 në mbarë botën edhe zyrtarisht është prezantuar.

Bëhet fjalë për Porsche 911 GT3 R, që do të marrë pjesë në garën e sivjetme 24 hourse Spa-Francorchamps, transmeton Telegrafi.


2

Nga sezoni i ardhshëm, ekipi i Porsche mund të promovojë veturën e re për gara nëpër ngjarje të ndryshme.

3

Kjo veturë është e bazuar në gjeneratën 992 të modelit 911. Për dallim nga paraardhësi, 911 GT3 R i ri ka motor më të madh që prodhon 416 kW (565 kuaj-fuqi) dhe ka performancë me aerodinamike që ruan baraspeshimin gjatë lëvizjes me shpejtësi të madhe.

4

Karakteristikë e kësaj veture është karroceria punëdore sikurse tek 911 RSR, dhe për 5 për qind ka rritur fuqinë motorike nga 3.997 kub tani ka 4.194.

5

Kjo ka rritur fuqinë maksimale motorike në 416 kW. Me këtë nënkuptohet se motori 4.2 litërsh me gjashtë cilindra është më i përshtatshëm për shoferët “amatorë”. /Telegrafi/