Disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë ditës së sotme kanë prezantuar konkursin e fundit për pranimin e ushtarëve të FSK-së.

Ky prezantim është bërë në sheshin "Mehë Uka" në Mitrovicën e Jugut, shkruan Telegrafi.


Në një tavolinë janë vendosur disa posterë në gjuhën shqipe dhe serbe, të cilët paralajmërojnë hapjen e konkursit për pranimin e 300 pjesëtarëve të rinj të FSK-së.

459613646 122122711880384448 4693851236134550909 n Posterët në gjuhën shqipe dhe serbe. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Sipas pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mosha obligative për pranimin e këtyre pjesëtarëve është 18 deri në 25 vjeç.

459549200 122122711868384448 4137204532207880596 n Pamje nga prezantimi i konkursit. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Kujtojmë që para ditëve, Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkursin për pranimin e pjesëtarëve të rinj të FSK-së dhe se sipas njoftimit, ky konkurs është i hapur deri më 8 tetor. /Telegrafi/