Koalicioni - Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara organizon prezantim dhe diskutim publik për temën ''Ndikimi i Strategjisë për shëndet seksual dhe riprodhues 2010-2020 drejt përparimit të shëndetit seksual dhe riprodhues dhe të drejtat e bashkësive të margjinalizuara'', njofton Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë strategji, Ministria e Shëndetësisë është duke e rishqyrtuar të njëjtën me qëllim të zbatimit më të suksesshëm të saj.


Koalicioni do të prezantojë rezultatet e analizës ''Strategjia e harruar - Vlerësimi i ndikimi i Strategjisë për shëndet seksual dhe riprodhues 2010-2020 drejt përparimit të shëndetit seksual dhe riprodhues dhe të drejtat e bashkësive të margjinalizuara''. Aktiviteti mbahet sot në InfoQendrën e BE-së në Shkup, nga ora 11:00./Telegrafi/