LAJMI I FUNDIT:

Preteni: Kosova nuk rrezikohet nga sulmet frontale, mund të ketë vetëm ndonjë individual

Preteni: Kosova nuk rrezikohet nga sulmet frontale, mund të ketë vetëm ndonjë individual

Ish-ushtaraku Hasan Preteni ka vlerësuar se Kosova është e sigurt sa i përket mundësisë së një sulmi frontal ushtarak nga Serbia.

Ai, në RTV Dukagjini, tha se Kosova është e përgatitur dhe se po ashtu mbështetet nga NATO dhe KFOR-i.

“Kosova nuk është në rrezik nga një sulm frontal, e kemi NATO-n dhe KFOR-in. Kemi një intervistë të ambasadorit amerikan që kategorikisht e ka refuzuar një gjë të tillë, Amerika qëndron mbrapa Kosovës. Nuk mund të ketë sulm frontal, por sulm individual”, tha ai.


Tutje, ai tha se AKI-ja vazhdimisht dërgon raporte te kryeministri dhe Presidentja sa i përket situatës së sigurisë, porse ato nuk bëhen publike për shkak të konfidencialitetit.

Preteni theksoi se nuk duhet të dilet publikisht të thuhet se Policia i ka kushtet e këqija, sepse ndikon negativisht në aspektin e sigurisë.

“Jam i sigurt që jemi në nivel të detyrës, një element negativ, nuk është mirë një tentim të krijimit të defetizmit në strukturat tona, nuk guxon të ketë asnjë informatë për pozicionin tonë të keq. Se Policia i ka pagat e vogla, nuk ka pajisje, është e lodhur, nuk duhet të dalim të themi kështu. Duhet të jemi unikë, të dalim me informata nuk na duhet”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori