LAJMI I FUNDIT:

Prestigjiozia “VOGUE” futë Prizrenin në listën e vendeve që duhet vizituar gjatë vitit 2017 (Foto)

Prestigjiozia “VOGUE” futë Prizrenin në listën e vendeve që duhet vizituar gjatë vitit 2017 (Foto)

Vetëm pak ditë më parë, “New York Times” shkroi një artikull enkas për Prishtinën, duke e konsideruar atë si “vendi më cool në Ballkan”. Por, vetëm një ditë pas atij artikulli, revista prestigjioze “Vogue” kishte përpiluar një listë me gjashtë vendet ballkanike të cilat çdo turist duhet t’i vizitojë gjatë vitit 2017, dhe aty ka futur në listë Prizrenin dhe Himarën.

“New York Times”: Pesë vendet më të mira për t’i vizituar në Prishtinë
Lexo po ashtu “New York Times”: Pesë vendet më të mira për t’i vizituar në Prishtinë

“Në Kosovë, Prizreni qëndron si fanari i kreativitetit të shtetit”, thuhet në këtë artikull, transmeton Telegrafi.

Artikulli sugjeron që Prizrenin, turistët e huaj ta vizitojnë gjatë muajit gusht, kur mbahet festivali i famshëm “DokuFest”, pasi që gjatë asaj kohe do ta kini mundësinë të shikoni filma, të dëgjoni muzikë live etj.


Autori i artikullit nuk ka harruar t’i përmendë as qebapët e famshëm të Prizrenit, pas së cilave thotë se duhet të ngjiteni në Kalanë e Prizrenit, për t’u mahnitur nga pamja që e ofron ajo kala.

Përveç Prizrenit, “Vogue” thotë se qytetet tjera të Ballkanit të cilat duhet t’i vizitoni, janë: Ohri, Beogradi, Transilvania, Himara dhe regjioni i Hercegovinës. /Telegrafi/

Maqedonia propozohet si destinacion për vizitë në vitin 2017
Lexo po ashtu Maqedonia propozohet si destinacion për vizitë në vitin 2017