Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do takohet me përfaqësues të subjekteve politike në vend, për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen vjeshtën e këtij viti.

Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina - këshilltar i presidentes Osmani.


“Me të gjitha partitë janë paraparë takimet për nesër”, ka thënë Kupina.

Sipas tij, pas takimeve me përfaqësues të partive, Presidentja do ta caktojë datën e zgjedhjeve lokale.

Partitë politike tashmë kanë filluar me zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë nëpër disa komuna të Kosovës.

Për Prishtinën janë zyrtarizuar kandidatët nga  tri parti politike. Përparim Ramadani nga LDK, Daut Haradinaj nga AAK dhe Selim Pacolli nga AKR. /Telegrafi/