Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në një ceremoni të veçantë ka ndara Dekorata Presidenciale, ndërsa dekoroi familjen Jashari, duke njohur kështu sakrificën e përbashkët të çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës.
Osmani theksoi se në 17-vjetorin e pavarësisë, po i bëjnë bashkë historinë, sakrificën dhe krenarinë e këtij kombi në një akt solemn – dekorimin e atyre që e bënë Kosovën të lirë dhe shumë të tjerëve që edhe sot vazhdojnë të ndihmojnë ecjen tonë përpara, raporton Telegrafi.
“Në këtë ditë të shenjtë, në këtë moment solemn, ne nuk po përkujtojmë vetëm një datë – ne po nderojmë një epokë të lavdishme! 17 vjet liri, 17 vjet shtet, 17 vjet betejë për t’i treguar botës se Kosova është e përjetshme!
Me të drejtë, Komandanti Adem Jashari, Hamza, e shumë të tjerë, janë nderuar me Urdhrin Heroi i Kosovës. E sot, titullin hero, do t’ia ndajmë Shaban Jasharit, kryefamiljarit të familjes Jashari. Por, deri më sot, familja Jashari si e tillë, si emblemë e lirisë dhe simbol i sakrificës sublime, nuk është dekoruar në tërësi për heroizmin, sakrificën dhe qëndresën e saj të pashembullt.
Prandaj kam nderin që në emër të popullit të Kosovës do ta bëjmë dekorimin e familjes Jashari në tërësi, si një akt që synon ta plotësojë këtë mungesë historike duke njohur duke e njohur sakrificën e përbashkët të çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës”, tha ajo, transmeton Telegrafi.
E para e shtetit tutje tha se ky është një moment i rëndësishëm për të riafirmuar se shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne, por e nderon atë në mënyrë të merituar dhe të plotë.
Presidentja ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” edhe Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin.
“Me të njëjtin frymëzim, bazuar në vendimet paraprake, sot i dorëzojmë Urdhrat Hero i Kosovës edhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy bashkëluftëtarë dhe bashkëshortë që ranë ashtu siç jetuan – bashkë, me armët në duar dhe me idealin e lirisë së ngulitur në shpirt”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit